Kryeministri Edi Rama nuk e ka shumë qejf median, por dhe nuk jeton dot pa të. Pas një përplasje të enjtën kur fyeu gazetarët e terrenit për çështjen “Tahiri”, ai ka zgjedhur të shkojë sot në mbrëmje tek emisioni Zonë e Lirë, i gazetarit Arjan Çani.
Ai e ka paralajmëruar me një status që shpreh ironi dhe aspak pendesë për sjelljen e tij ndaj mediave që u dënua dhe nga organizata europiane e gazetarëve.
“Sonte në 9, tek Zona e Lirë e Arjan Çanit që në këtë kohë degradimi të klubeve të katundit mediatik, mbetet i vetmi kazan pa mbetje toksike” shkruan Rama në Facebook.
Rama harron se me Çanin i ka pasur punët keq dikur, marrëdhënie që u rregulluan vetëm sivjet në qershor kur ai dha më shumë nje spektakël se sa intervistë gjatë fushatës.
Po zgjedhja e Çanit mund të fshehë dhe një arsye tjetër; divorcin e Ramës me Blendi Fevziun dhe Opinion. /tesheshi.com/