Pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj, duket se policia ka marrë me seriozitet rastet e kërcënimeve brennda familjeve. Kështu vetëm në 24 orët e fundit u arrestuan 3 shtetas për shkak të dhunës apo kërcënimeve ndaj bashkëshorteve dhe familjarëve të tyre.
Policia e Tiranës bëri të ditur arrestimin e Selman Murati, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases L.M., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjithashtu në pranga ka rënë, Serjan Gojani, 25 vjeç, banues në Kamëz, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së motrës së tij, shtetases A.P., 32 vjeçe.
Sipas burimeve, u arrestua edhe Albert Ismaili, 42 vjeç, banues në fshatin Picar – Vorë, pasi ka kanosur me jetë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases Dh.I., 35 vjeçe.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ” Dhunë në familje ” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. /tesheshi.com/