Shtetet e Bashkuara janë dekklaruar fort për hapjen e negociatave me Shqipërinë, sigurisht dhe me Maqedonisë Veriore, pa i ndarë mes tyre, sipas një joftoimi të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price.
“Ne mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë në BE pa vonesë,” tha Price në profilin zyrtar të zëdhënësit në Twitter.
“Ne jemi të përkushtuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë ndaj këtyre aspirantëve në rrugën evropiane,” shtoi ai.
Ky zhvillim pason atë të shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Berisha nga ana e SHBA, një akt që tregon se SHBA po e thellon ndikimin e saj në Shqipëri. /tesheshi.com/