Ditë pas rënies së mitit të opozitarizmit nga shoqëria civile, ai i Anika Dokles, të bijës së senatorit socialist, Namik Dokle, e akuzuar nga gazetari Mentor Kikia si një mjeke që kishtë marrë rryshfet, vjen dhe rrëzimi i mitit të Ben Blushit brenda radhëve të politikës.
Në fjalimin e tij për projekligjin e importit të mbetjeve, ashtu siç dhe pritej, ai u tregua mjaft i ashpër ndaj qeverisë së partisë së tij me të cilën pritet të bëjë divorc, por nga një media pranë PS-së së tij i është nxjerrë një dokument kompromentues.
Në vitin 2004, atëherë kur ishte ministër i Pushtetit Lokal në qeverinë e Nanos, Blushi ka vënë firmën e tij për një impiant për djegjen e plehrave, investim i Françesko Begetit. Ishte bash ai rast, kur shoqëria civile reagoi me protesta. /tesheshi.com/