Partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE ka hedhur akuza të forta ndaj prokurorisë se po bën fushatë politike për LSDM-në. Ajo reagoi ndaj konferencës së Prokurorisë Speciale, e cila zbuloi proçesin e përgjimit të paligjshëm të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.
VMRO-DPMNE e cilëson Janevën si një personalitet që po mbështet politikisht liderin e partisë maqedonase në opozitë, LSDM-së, Zoran Zaevit. Në reagim thuhet se e gjitha kjo vjen pas premtimeve të tij skandaloze ndaj diasporës shqiptare.
VMRO-DPMNE i kërkon llogari kryeprokurorit se si rezultuan përfaqësueit e kësaj force politike, si personat më të përgjuar dhe përse Zoran Zaevin është i shmanget këtij proçesi.
Në një konferencë për mediat, Prokuroria Speciale njoftoi se me urdhër të ish-shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov janë përgjuar 4827 persona në Maqedoni, mes tyre edhe politikanë e funksionerë të lartë, duke përjashtuar këtu vetëm numrin e celularit të kreut të VMRO-së, Nikolla Gruevskit./tesheshi.com