Një zyrtar i lartë i partisë qeverisëse në Turqi ka akuzuar liderin e kurdëve të Irakut se po ia shet vendin Izraelit.
Kanali televiziv Al-Itixhah i Irakut njofton se AK-Parti ka lëshuar një komunikatë zyrtare për mjetet e informacionit në zonën kurde të Iralit, ku thekson se Masud Barzani, kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut, ia ka shitur Izraelit, Veriun e Irakut.
Në fakt, i vetmi vend që është shprehur hapur pro krijimit të një shteti kurd në rajon është Izraeli.
Qeveria e Tel Avivit ka përkrahur edhe referendumin për pavarësinë e Kurdistanit nga Iraku.
Ndërkaq, presidenti turk Erdogan ka zhvilluar biseda telefonike me një sërë krerësh shtetesh si Presidentin e Iranit, presidentin rus Putin, për të zhvilluar një betejë diplomatike kundër aktit të njëanshëm të kurdëve.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlud Çaushogllu deklaroi se “nëse autoritetet kurde në veri të Irakut do të krijojnë një rrip terrorist në zonë duke sulmuar popullsinë turkmene, atëherë Turqia do të ndërhyjë ushtarakisht siç bëri në Siri. /tesheshi.com/