Ai është ndër zërat më të fuqishëm kundër Demarkacionit në parlament, e për këtë u ndëshkua duke mos qenë në listën e deputetëve të LKD-së. Dhe duke marrë shkas nga rezultati negativ që morri partia e tij, Shpejtim Bulliqi është “hakmarrë” ndaj atyre që e drejtuan atë, dhe që natyrshëm janë ata që nuk e kandiduan më për deputet.
“Jam zhgënjyer nga individët të cilët udhëheqin LDK-në, të cilët mendoj se e kanë bërë punën keq dhe kanë menaxhuar keq me partinë, dhe si pasojë e këtij menaxhimi të keq me partinë që kanë bërë këta individë, sigurisht që kanë prodhuar një rezultat të cilin faktikisht ne e kemi sot, subjektin e tretë politik në nivel vendi”, ka thënë Bulliqi.
Për të është përfolur se mund të kalojë tek Vetëvendosje, dhe ai, një mundësi të tillë e lë të nënkuptuar, ndonëse të paartikuluar qartë.
“Puna dhe angazhimi im është brenda LDK-së deri në fazën dhe momentin kur krijohet hapësirë për të punuar dhe për të vepruar. Në rast se do të mbyllen të gjitha rrugët atëherë duhet analizuar çështjen e punës dhe angazhimit tim më tutje”, ka thënë Bullqi ai në një intervistë për “Ekonomia Online”. /tesheshi.com/