Papa Françesku ka ftuar liderët e Amerikës Latine për të shmangur korrupsionin, dhunën, trafikun e drogës dhe vrasjen e grave, që siç tha, është bërë një “plagë” në këtë pjesë të botës.
Ai foli dhe për emigracionin, duke thënë se duhet bërë më shumë për të kapërcyer frikën dhe dyshimin e emigrantëve që kërkojnë një jetë më të mirë.
Në një takim me peshkopët e Amerikës Qendrore, kreu i botës katolike tha se shumë të rinj janë “pa një shans, të bllokuar në mes të një situate shumë konfliktuale dhe pa një zgjidhje të shpejtë. Ndërsa dhunën në familje e vrasjen e grave i krahasoi me me një murtajë.
Në dy vitet e fundit në Amerikën Latine dhe në zonën e Karaibeve janë vrarë të paktën 2,795 gra, sipas të dhënave qeveritare.
Ky fenomen është veçanërisht problematik në El Salvador ku 10.2 për 100,000 gra u vranë në 2017. /tesheshi.com/