Pandeli Majko, ish-Kryeministri i Shqipërisë rikthehet sërish në garën për postet e larta në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, pas një tentative jo të sukseshshme 4 vjet më parë për postin e numrit dy të OKB-së.
Por kësaj radhe bëhet fjalë për një gjë më të madhe, më serioze dhe që kërkon vërtetë një mbështetje të madhe nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Por fakt është se gara do të zhvillohet ndërmjet kndidaturave europiane, pasi është kontinenti ynë që e ka radhën pas një mungese të gjatë.
Në bazë të një mekanizmi per të zëvendësuesuar sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon sipas radhës duhet të jetë nga radhët e europianëve. Agjencia “Presheva jonë”, ka mësuar nga burimet diplomatike së në këtë listë janë: Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, zv.kryeministri sllovak, Miroslav Lajcak,shefja e diplomacisë kroate, Vesna Pushiç, Drejtoresha e UNESCO, e emëruar nga Bullgaria, Irina Bokova, Drejtoresha e PNUD.
Një burim diplomatik i ka thënë Presheva Jonë se nuk ka ende një propozim formal nga qeveria shqiptare për zotin Majko, por mësohet se ka pasur lobime brenda strukturave të larta diplomatike të OKB-së. Burimi theksoi se Majko vlerësohet edhe nga aftësitë e tij, por një factor tjetër është edhe mbështetja për Shqipërinë pas rolit të saj si factor stabiliteti në rajon.
”Independent on Sunday”, ka publikuar një intervistë ekskluzive me ministren e jashtme kroate, Vesna Pushiç, 62 vjeçe, e cila pyetjes në lidhje për kandidaturën nuk e ka mohuar.
Ish-kryeministri shqiptar në kohën e luftës në Kosovës, Pandeli Majko ishte i propozuar edhe me herët nga ndërkombëtarët si njeriu numer 2 i OKB-së, pra për zv.ndihmës sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Duhet thënë se propozimi i emrit të Majkos është bërë nga një institucion i rëndësishëm ndërkombëtar dhe i mbështetur nga Shqipëria. Majko është propozuar njëkohësisht edhe si ndihmës Sekretar i Përgjithshem i OKB-së për Europën, vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kaukazin. Megjithatë e përditshmja prestigjoze The New York times kuoton si kandidaten më të mundshme, kryeministren aktuale të Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt. Në fakt nordikët janë gjithmonë kandidatura preferienciale të amerikanëve që gjejnë konsensus edhe tek rusët.