Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri

    Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri

    Vartësi i Albin Kurtit nga veriu: S’mund t’ja lëmë Serbisë këtë tokë!

    Vartësi i Albin Kurtit nga veriu: S’mund t’ja lëmë Serbisë këtë tokë!

    BE-ja, drejt një milion raketave në vit

    BE-ja, drejt një milion raketave në vit

    Ministri Svelça: Ja si sulmohen shqiptarët në veri

    Ministri Svelça: Ja si sulmohen shqiptarët në veri

    “Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

    “Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

    Stoltenberg: Pse dërguam 700 trupa shtesë në Kosovë

    Stoltenberg: Pse dërguam 700 trupa shtesë në Kosovë

    CNN: Dokumenti sekret që posedonte Tramp

    CNN: Dokumenti sekret që posedonte Tramp

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Djepi tek shqiptarët: mes patriotikes dhe ortopedikes

Nga te Sheshi
31/05/2015
në Sociale & Shoqëri, Të tjera
Reading Time: 6 mins read
A A
Djepi tek shqiptarët: mes patriotikes dhe ortopedikes
138
SHPËRNDARJE

 Nga Shkëlzen Rrecaj

Nina ninë, po t’përkund nana
Nina ninë, djepin me dushk
T’martofte nana me’ i qind krushq

Nina ninë, djepin me sanë
Ti u rritsh me babë e nanë

Nina ninë, djepin me ferra
Ti u rritsh me treqind shtjerra

Nina nine, nana ty
Ti u rritsh-o për Shqipni

Kjo është një prej ninullave të shumta në folklorin tonë të cilën prindërit dhe gjyshërit ua këndojnë foshnjave për t’i vënë në gjumë. S’ka dyshim se ardhja në jetë e fëmijës për një familje paraqet gëzimin më të madh për të.

Ai sjell me vete entuziazëm dhe shpresë të madhe. Me të fillojnë edhe përgatitjet, duke filluar nga rrobat, lodrat dhe gjërat e domosdoshme që ndihmojnë në rritën e tij. Por prej gjërave më të rëndësishme për një çift është se ku do ta rrisë foshnjën dhe çfarë do të zgjedh për të vënë atë në gjumë, shtrat apo djep.

Tani kohët kanë ndryshuar dhe çiftet edhe për shkak të prakticitetit zgjedhin shtretërit për t’i rehatuar të vegjlit e tyre, ndërsa përdorimi i djepit sa vjen duke u rralluar.

Djepi zë një vend të veçantë në kulturën materiale shqiptare. Për nga funksioni djepi gjatë kohës është përdorur si shtrat i fëmijës, qoftë gjatë fjetjes apo pushimit. Përdorimi i tij daton që nga kohërat e lashta dhe këtë e dëshmojnë gjetjet e ndryshme arkeologjike. Sipas disa të dhënave djepi në Kosovë është gjetur në Fafos, afër Mitrovicës.

Sipas disa studiuesve ky relikt thuhet se është i vjetër rreth 4500 vjet p.e.s. dhe i përket periudhës së neolitit. Në kohë të vjetra ai është punuar prej gurit, kurse tek më vonë ai zënvendësohet prej drurit. Te romakët djepi ka qenë në formë të koritës, grekët e vjetër e punonin prej thuprave dhe ishte pjesë e inventarit të shtëpisë, ndërsa egjiptasit e vjetër djepin e dizajnonin në formë të shportës.

en8

Në traditën shqiptare është zakon që djepi të sigurohet më herët, d.m.th para se të lindë fëmija. Në të shumtën e rasteve djepin e siguronte gjyshi i fëmijës. Është karakteristike se në Tiranë djepin e kanë zakon ta sjellin familja e nuses. Nga ana tipologjike janë dy lloje të djepit: i katundit që zakonisht janë punuar nga mjeshtrit popullorë dhe kanë qenë më të vegjël për shkak se nënat kur kanë dalë në ara për të punuar i kanë marrë ata me vete; dhe i qytetit që ka qenë më i madh për arsye se nëna e foshnjës ka qenë çdo herë afër tij. Djepat janë stolisur në forma të ndryshme. Dikur ata dekoroheshin me simbole pagane të cilat kanë vazhduar edhe deri në kohët e sotme, por me disa ndryshime në stil.

Deri në ditët e sotme djepi është ruajtur dhe trashëguar me një fanatizëm të madh edhe përkundër teknologjisë e cila kërcënon çdo vlerë tradicionale. Në tregje po ashtu mund të hasësh në djepa elektrik të cilët deri diku ia kanë humbur vlerën djepit të punuar prej druri. Një gjë interesante sa i takon djepit është se një pjesë e madhe e mërgatës sonë marrin me vete djepat kudo që jetojnë bile edhe në SHBA, Kanada e mos të flasim për Evropë.

djep

Lidhur me përdorimin e djepit te shqiptarët kontaktuam etnologen Lumnije Kadriu, e cila për portalin tesheshi deklaron: “Si objekt në të cilin është vendosur fëmija, djepi është njohur në shumë kultura anë e mbanë botës dhe si i tillë ishte pjesë e patejkalueshme e jetës së përditshme familjare. Prandaj edhe e gjejmë shpeshherë në punimet etnologjike dhe antropologjike. Ai është dalluar për nga forma dhe materiali. Por përveç materialitetit dhe funksionalitetit në të shpesh janë shtuar konotime të ndryshme religjioze, sociale e simbolike, etj.” Ajo po ashtu spikat në aspekt të veçantë konotimet religjioze te djepi. Këtë arsyetim ajo e vazhdon si vijon: “Rreth djepit janë thurur praktika të ndryshme besimi e religjioni të lidhura me mirëqenien dhe ardhmërinë e fëmijës, prandaj shpesh djepi ishte dekoruar me amulete të shumta dhe objekte të tjera “me fuqi magjike” në kuptim mbrojtës, gjithashtu në të gdhendeshin simbole të ndryshme, që shërbenin si dekore, art, por edhe me qëllim të mbrojtjes së fëmijës. Djepi gjithashtu përdorej në rite të ndryshme kur ishin në pyetje familjet në të cilat fëmijët vdisnin apo familjet që ishin në kërkim të fëmijëve.”

Ajo po ashtu thekson se kërkesa për djepin nuk është shuar. “Rëndësia e tij e madhe kulturore shihet edhe në faktin se si objekt i patejkalueshëm në rritjen e fëmijëve djepi shkon në të gjitha vendet anë e mbanë botës, duke u transportuar si i çmontuar. Ekziston një bindje se “shqiptari don djep”! Madje në bazë të një hulumtimi që kam bërë për diasporën kam marrë disa indikacione se si dhuratë shpeshherë djepi i dedikohet në mënyrë të privilegjuar fëmijëve djem, sidomos nëse janë të hasretit.”, thekson znj. Kadriu.

Por përtej rëndësisë që ka djepi në kulturën tonë ka të atillë që nuk preferojnë përdorimin e tij për fakti se lidhja e foshnjës në djep mund të sjell çrregullime fizike në aspektin mjekësor te ata. A ka përdorimi i tij efekte anësore që lidhen direkt me shëndetin dhe rritën e fëmijës, apo nuk ka?

Për ta sqaruar këtë dilemë të rëndësishme kontaktuam dr. Nderim Salihaj, ortoped, i cili për portalin tesheshi pasi pranon faktin se djepi akoma ka përdorim te një pjesë e popullatës deklaron se: “Duke ditur se në djep foshnja lidhet e tëra prej këmbëve deri te duart, atëherë pjesën më të rëndësishme në ortopedi e përbëjnë kërdhokullat. Fëmija i porsalindur sipas këshillave ortopedike duhet patjetër të lidhet në pjesën e poshtme të kërdhokullave në mënyrë të “gjerë”, do të thotë që këmbët të mos preken mes veti, por të qëndrojnë të hapura. Kjo mund të arrihet duke vendosur dy ose tre pelena në mes këmbëve të foshnjës. Këtu edhe qëndron kundërshtimi kryesor në mes të ortopedit dhe përdoruesve të djepit”.

Djepi2

Pasi që është e vërtetë se në djep pjesa e kërdhokullave lidhet në formën më të disfavorshme për kërdhokulla dhe këmbët bashkohen mes vete e që rrezikojnë dislokimin apo daljen nga vendi të kërdhokullave, të gjithë prindërve që janë përdorues të djepave dr. Salihaj i këshillon “që nëse vendosin të përdorin djepin për fëmijët e tyre, ata duhet të bëjnë modifikimin e lidhjes së foshnjës në djep. Mundësisht të lidhet vetëm pjesa e kraharorit dhe e barkut sa për të siguruar foshnjën që të mos bie nga djepi gjatë gjumit, ndërsa pjesa e këmbëve dhe kërdhokullave të mos lidhet dhe të lihen të lira, në mënyrë që fëmija të mbajë kërdhokullat në mënyrë fiziologjike.

Sa i përket boshtit kurrizor dysheku i djepit duhet të jetë gjysmë i fortë që të mos ndikojë në ndonjë deformitet eventual të boshtit kurrizor. Qafa duhet të qëndrojë drejtë ose të bëhen alternimet e nevojshme nga ana e prindit që të qëndrojë mesatarisht kohë të njëjtë sa majtas ashtu dhe djathtas që të mos vije deri te deformiteti i “qafës së shtrembër.” Sipas tij kjo do të parandalonte gjithashtu edhe deformitetin e kockave të kafkës që do të rezultonte në sheshimin apo humbjen e formës normale ovale të kokës.

Raif Salihi, shitës i djepave

Ka 30 vjet që merret me këtë zeje. Ai deklaron se tani nuk është aspak i kënaqur me shitjen e djepave. Sipas tij dikur kërkesa për djepat ishte jashtëzakonisht e madhe, por dalja e mjeteve moderne ua ka zënë vendin atyre. Çmimi për një djep është 20 euro, por vite më parë ai i shiste dyfish më shtrenjtë.

Me faktin se djepi po merr konotim të një artefakti me simbolik kombëtare, ne më ç’rast shpesh e shohim të gdhendur shqiponjën dy krenare dhe që madje çdo herë e më shpesh e gjejmë në madhësi te suvenirit. Kështu që funksioni i djepit po ndryshon prej një objekti utilitar në një objekt me funksion tërësisht simbolik.

Kështu edhe zbutet kontrasti i thellë që shihet midis traditës e praktikës dhe mendimit të ortopedit. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Shuhet “nëna” e Putinit: ç’pretendonte gjeorgjiania Vera Putina?
Sociale & Shoqëri

Shuhet “nëna” e Putinit: ç’pretendonte gjeorgjiania Vera Putina?

02/06/2023
“Masakra seksuale” në Kishën Spanjolle që nga 1945
Sociale & Shoqëri

“Masakra seksuale” në Kishën Spanjolle që nga 1945

02/06/2023
Hoxha i Shkupit, vlerësim për doktorin me famë të Tetovës
Sociale & Shoqëri

Hoxha i Shkupit, vlerësim për doktorin me famë të Tetovës

02/06/2023
Lajme të tjera
Ekspertët: SHBA dhe Kina duhet të kontrollojnë konfliktet

Ekspertët: SHBA dhe Kina duhet të kontrollojnë konfliktet

FOTOT/ Shkatërrohet selia e partisë së Mubarak në sheshin Tahrir në Kajro

FOTOT/ Shkatërrohet selia e partisë së Mubarak në sheshin Tahrir në Kajro

Çmimi i naftës arrin majat, i afrohet 200 lekëshit

Çmimi i naftës arrin majat, i afrohet 200 lekëshit

TË FUNDIT

Fjalët e para të Tahirit pas daljes nga burgu

Fjalët e para të Tahirit pas daljes nga burgu

1 orë Më parë
Bayraktar, rrugës për në Shqipëri

Bayraktar, rrugës për në Shqipëri

2 orë Më parë
Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri

Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri

4 orë Më parë
Si Togg-u në Turqi, Rama e synon në Shqipëri

Si Togg-u në Turqi, Rama e synon në Shqipëri

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Shuhet “nëna” e Putinit: ç’pretendonte gjeorgjiania Vera Putina?

Shuhet “nëna” e Putinit: ç’pretendonte gjeorgjiania Vera Putina?

02/06/2023
Kjo grua, Kryeprokurorja e re e Speciales për Kosovën

Kjo grua, Kryeprokurorja e re e Speciales për Kosovën

02/06/2023
Tahiri, nga qelia në shtëpi

Tahiri, nga qelia në shtëpi

02/06/2023
Sulmet me dron në Rusi: të çara në mbrojtjen ajrore apo luftë mediatike?

Sulmet me dron në Rusi: të çara në mbrojtjen ajrore apo luftë mediatike?

02/06/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist