Qeveria shqiptare ka nisur shkëmbimin e dokumenteve të para të përfshirjes së individëve shqiptarë në skemën e fshehjes së parave në kompaninë “Mossac Fonseca” si pjesë e Panama Papers.
Siç bëhet e ditur nga burime qeveritare, më shumë se 22 individë kanë dërguar paratë për t’i investuar në llogaritë që veprojnë në parajsën fiskale në Panama.
Ndërkohë që një grup gazetarësh nga Ballkani pritet të publikojnë javën e ardhshme të dhënat që janë gjetur nga dokumentet e marra nga konsorciumi i gazetarëve investigativë, edhe Drejtoria e Pastrimit të Parave në Shqipëri po përpunon një numër të madh dokumentash të marra nga institucione të specializuara.
GDI, kompania që ka marrë koncensionin e markimit të karburanteve është e para që është zbuluar në këtë skemë por lajmi më i bujshëm është dalja në skenë e emrave të rinj, të cilët fshihen pas operacioneve të GFI-së.
Y.P – /tesheshi.com/