Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, i ka drejtuar një apel nga Berlini liderëve partiakë të lënë mënjanë interesat politike dhe të krijohet një qeveri gjithpërfshirëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ai ka marrë shembull ish -shefin e liberalëve gjerman, Hans Dietrich-Genscher, i cili sipas tij kur ishte interesi i shtetit në pikëpyetje, duke lënë anash interesin e partisë vendosi konform interesave nacionale të shtetit të tij.
Pacolli është zotuar se do bëjë çmos për t’ia kthyer emrin dhe imazhin e mirë shqiptarëve, si dhe së bashku me njerëzit e punës dhe të dijes, do të bëjë atë çka është e mundur dhe e nevojshme për të mirën e Kosovës.
“Kosovës i nevojitet tani udhëheqësi gjithëpërfshirës, i cila do ta nxirrte atë nga ngërçi politik sepse kemi humbur shumë ekonomikisht dhe na është dëmtuar shumë zhvillimi për shkak të bllokadës politike, e cila e ka kapluar vendin më shumë se dy muaj!
Duhet të tregohemi të guximshëm në punë dhe veprime të shpejta për ta ndaluar menjëherë zbrazjen e Kosovës nga të rinjët tanë.
Duhet t’i ndihmojmë bizneset e vogla, të mesme si dhe t’i garantojmë investitorët e mëdhenj përendimorë për investime në Kosovë.
Kosova meriton më shumë dhe do bëjmë gjithçka për ta zhvulluar atë, duke i plotësuar aspiratat e atdhetarëve tanë që nuk kursyen asgjë nga jeta e tyre, që ne sot të jemi të lirë dhe shtet i pavarur”, ka shkruar Pacolli në rrjetet sociale. /tesheshi.com/