Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pabesi në Greqi: pronari i një hoteli, kamera të fshehta për klientët

Si u zbulua maskarallëku që prek mizorisht jetë private

by te Sheshi
02/05/2023
in Sociale & Shoqëri, Të fundit, Të tjera
Reading Time: 2 mins read
A A
Pabesi në Greqi: pronari i një hoteli, kamera të fshehta për klientët

Në një resort të famshëm veror në Greqi, pronari i një hoteli ka guxuar të bëjë të paimagjinueshmen:  të filmojë klientët në dhoma me ndihmën e kamerave të fshehta.

Pronari 34-vjeçar në vendbanimin Aphytis në Kassandra në Halkidiki ka filmuar dhe ndjekur 27 persona me ndihmën e kamerave që ka vendosur në dhoma.

Hetimi nga policia greke nisi pas një denoncimi nga një çift i ri që gjeti një kamerë të fshehtë në një nga dhomat gjatë pushimeve verore në fund të shtatorit 2022.

Pas kësaj ka pasur një bujë të vërtetë mes turistëve.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit në ambientet e akomodimit turistik u gjetën gjashtë kamera të fshehura në karikues fals të celularit, tetë karta memorie, një regjistrues për monitorimin e jashtëm të qarkut të mbyllur, një njësi ruajtjeje dixhitale të të dhënave dhe një kompjuter elektronik portativ.

Ndaj pronarit të hotelit është bërë kallëzim. Babai i një fëmije 4 vjeç ka përshkruar për mediat atë që i ka shkuar në mendje kur ka zbuluar kamerën në dhomën e hotelit.

“Fëmijës i ndërronim pelenat. Ai ishte i zhveshur në dhomë për orë të tëra dhe nuk është aspak e këndshme të dish që dikush e ka regjistruar dhe mund ta përdorë kudo në internet”, tha babai i fëmijës.

Në komodinën ngjitur me shtratin e tyre, një pajisje e zezë, e cila duket si një karikues celulari me portë USB, po regjistronte momentet e tyre private në dhomën ku po qëndronin në Halkidiki.

“Dukej si një lloj karikuesi telefoni me një portë USB. Po na regjistronte ndërsa ishim në dhomë. Nuk e di se çfarë lloj aparati është në atë mrekulli apo çfarë lloj fotografish mund të bënte dhe nga çfarë këndesh. Mendoj se mund të ishte dashur e gjithë dhoma për të regjistruar,” tha ai.

Kamerat kanë regjistruar edhe zërin. “Më kujtohet që i thashë gruas sime të mos e karikonte telefonin e saj aty, pasi ne kishim karikuesit tanë.

“Kishte edhe një prizë USB në mur, kështu që ne nuk e prekëm. Tani mësojmë se aty kishte një aparat fotografik”, thotë babai. Për regjistrimin e paligjshëm policia e mësoi fillimisht nga një punonjëse e hotelit.

Ajo qëndronte në një nga dhomat me partnerin e saj, pasi pronari i ofroi një dhomë falas si shpërblim për ta falënderuar për një sezon të suksesshëm në bar.

Por partneri i saj i cili ishte specialist elektronike, pa pajisjen në njërën nga prizat dhe kuptoi se ishte një kamerë e fshehtë. Kamera ishte ndezur dhe vazhdimisht regjistronte imazhin dhe zërin e lëvizjeve të tyre.

Ata kanë marrë kamerën dhe kanë shkuar në komisariat dhe kanë denoncuar rastin. Nga regjistrimet deri më tani janë identifikuar 13 persona, transmeton Mondo. /tesheshi.com/

Related Posts

Era paqe tregtare mes dy fuqive
Ekonomi

Era paqe tregtare mes dy fuqive

11/05/2025
FIFA, dënime më të ashpra për racizmin
Sport

FIFA, dënime më të ashpra për racizmin

11/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Lindja e Mesme

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
Next Post
Entuziazmi i Borrell-it për një dakortësi Kurti-Vuçiç

Entuziazmi i Borrell-it për një dakortësi Kurti-Vuçiç

Apple dhe Google, kundër gjurmimit me AirTag

Apple dhe Google, kundër gjurmimit me AirTag

Pamje: si për pak e morri vdekja një polic rrugor

Pamje: si për pak e morri vdekja një polic rrugor

TË FUNDIT

  • Të fundit
Era paqe tregtare mes dy fuqive

Era paqe tregtare mes dy fuqive

11/05/2025
FIFA, dënime më të ashpra për racizmin

FIFA, dënime më të ashpra për racizmin

11/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Klasikja” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

“Klasikja” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni