Një ndër emrat e traditës në PD, Tritan Shehu, njëherë e një kohë ministër i Jashtëm e zv/kryeministër, i sheh protestat anti-kineze të Hong Kongut si një mundësi frymëzimi prej tyre. Te to, ai gjen lidhje mes aktualitetit shqiptar, duke kujtuar se dikur, si pasojë e demokracisë ramë nën komunizëm e nën Perandorinë Osmane.
“Pikerisht per kete Hong Kong-u frymezon e duhet te frymezojete te gjthe ata qe besojne e desherojne te jetojne vetem nen demokraci.
Midis tyre pa dyshim jemi edhe ne shqiptaret, qe megjithese pjese e Perendimit, keto vite po dalim nga binaret e demokracise, sic ka ndodhur edhe vite a shekuj me pare ne historine tone kur dhuneshem u degdisem ne Perandorine Otomane apo ate Komuniste.
Prandaj ajo cfare po ndodh ne Hong Kong, ajo proteste e rezistence e forte, energjike, e zgjatur ne kohe, pa nderprerje, popullore, duhet e mund te jete jo vetem nje frymezim per ne, por dhe nje model qendrese e perpjekje per cfare aspirojme me shume, per Demokracine e Perendimin”, shkruan ish-deputeti Shehu.
Edhe në këtë rast, si në shumë të tjera në ligjërimin e tij politik, Shehu shfaqet si osmanofob ekstrem. /tesheshi.com/