Një ditë pas arriti një njohje tjetër të Kosovës, atë nga Sudani, presidentja Vjosa Osmani u deklarua për të ardhmen e saj politike, duke zgjedhur një lloj sentimentalizmi politik.
“Ajo çka duhet të diskutohet është e ardhmja e Kosovës dhe jo e individëve”, tha presidentja, duke vijuar të thotë se do të jap kontribut për vendin edhe “shumë gjatë”.
“Unë kam punuar gjithmonë dhe punoj edhe tash që e ardhmja e Kosovë të jetë e ndritshme, të jetë pozitive, të jetë një e ardhme e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Për të ardhmen time individuale nuk është se do të duhej të bëhej merak dikush. Unë do të jap kontribut pozitiv për vendin tim edhe shumë gjatë. Ajo është me rëndësi”, tha Osmani, e cila së fundi u prit dhe nga presidenti Erdogan në Antalia e njëherësh ishte e para figurë nga Ballkani që u takua me presidentin e ri sirian Ahmed al Sharaa.
Tashmë ajo është në një lloj gare me kryeministrin Kurti në raport me përfilljen e tyre nga faktori ndërkombëtar, se kush e ka më të madh. /tesheshi.com/