Shkencëtarët amerikanë në Universitetin Shtetëror të Ohajos paralajmërojnë se orari javor i punës më i gjatë se 60 orë, mund të kenë një ndikim negativ në shëndet në plan afatgjatë.
Lidhja e vërejtur midis orarit të punës dhe dëmtimit të shëndetit është veçanërisht e theksuar te gratë, sipas Journal of Occupational and Environmental Medicine.
Shkencëtarët paralajmërojnë për rrezikun e shtuar nga sëmundjet kronike.
Kështu, orari i gjatë i punës te gratë lidhet me rrezik të trefishuar nga sëmundjet e zemrës, kancerit, diabetit dhe astmës.
Te meshkujt, është vërejtur një rrezik më i rritur për osteoartrit dhe artrit reumatoid.
Në studim janë përdorë të dhëna të grumbulluara gjatë 30 viteve nga rreth 7,500 të anketuar. /tesheshi.com/