Opozita e re në parlament është shtuar dhe me dy “tradhëtarë”, siç janë cilësuar të tillë nga partitë respektive, ndërkohë që pritet i treti, një ish-zyrtar i afërt i Ilir Metës, më saktë, sekretari i tij në kohën e të qënit kryetar Kuvendi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu dha mandatin e deputetit, dy kandidatëve nga listat e PD-së, Ligoraq Karamelos dhe Alban Zenelit. Ky i fundit zëvendëson në Kuvend, ish-deputetin Flamur Noka në qarkun e Kukësit, ndërsa Ligoraq Karamelo merr mandatin e Ervin Salianjit në qarkun e Korçës.
Ndërsa nga LSI bëhet gati të kurorëzohet deputet Ralf Gjoni, i cili e dorëzoi formularin e dekriminalizimit, në pritje të marrjes së mandatit.
Kështu, tashmë opozita ka 12 emra te rinj të radhët e saj, ku pritet të shtohen dhe të tjerë. /tesheshi.com/