NATO në zbatim të politikës së saj të dyerve të hapura do të ndihmojë Kosovën që Forcën e Sigurisë ta shndërrojë në të Armatosur.
Kështu u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, pas takimit me homologun kosovar, Rustem Berisha.
“Një Ballkan i integruar në aleancën e NATO-s, nuk do të thotë vetëm një rajon më i sigurtë, por më shumë siguri edhe për vetë aleancën.
Prandaj jam e bindur që edhe me ndihmën e vendeve anëtare dhe konform kornizave ligjore forca e sigurisë do të shndërrohet në një forcë të armatosur”, tha Xhaçka.
Ministri i Mbrojtjes Rustem Berisha, nga ana e tij, tha se kalimi nga forcë e sigurisë në të armatosur do të ndihmojë që Kosovën që të mos jetë barrë e askujt, por edhe të kontribuojë në rajon e me gjerë.
“Synimi i qeverisë tonë është ta shndërrojmë FSK në forcë të armatosur, pasi dëshirojmë që të mos jemi vetëm barrë e të tjerëve për sigurinë, por edhe të kontribuojmë si të barabartë dhe besimplotë në rajon dhe më gjerë për sigurinë”, tha ai. /tesheshi.com/