Ndonëse në botë njihet si qyteti i shpellave, Vardzia në Gjeorgji është në fakt një manastir i madh i gdhendur në shkëmb qysh në vitin 1185. Qëllimi i manastirit ishte që t’u ofroj mbrojtje banorëve nga pushtimi prej mongolëve, ndërsa deri më sot ai konsiderohet si i vetmi qytet i shpellave në rruzullin tokësor.
Nuk është çudi që shumë e quajnë qytet, meqë në këtë shkëmb janë gdhendur pothuajse 6.000 apartamente!
Ndërtimin e këtij kompleksi e kishte urdhëruar Mbretëresha Tamara, gjatë kohës së sundimit të saj në Gjeorgji. Ndonëse shumë njerëz ishin përpjekur për ta hequr nga froni, vetëm pse ajo ishte një grua (e re), Mbretëresha Tamara megjithatë ia kishte dalë ta sundonte me sukses të gjithë rajonin për 29 vjet rresht.
Më pak se njëqind vjet më vonë nga ndërtimi, manastiri u shkatërruar në masë të madhe, jo nga mongolët por nga një tërmet i fuqishëm që kishte shembur shumicën e tuneleve, ndërsa në disa pjesë kishte shkaktuar një kolaps të plotë. Me këtë rast, ishin shkatërruar plotësisht dy të tretat e manastirit./tesheshi.com/