Nga Enklid Pelari
Emine Duro është 60 vjeç dhe punon si “qene” – siç thotë populli në të tilla raste. Punon e gjendur mes dhjetra e qindra këpucëve: burrash, grash, fëmijësh, për t`i riparuar, për t`i bërë të volitshme për t`u mbajtur në këmbë, prej një çarrje diku e prej tabani të rrjepur që fut ujë; ashtu, me mastiç ndër duar, çekiç e gozhdë, pe e gjilpërë, sipas rastit pra. Ka punuar dhe më shumë, në atë kohë kur kishte takat e kur veç riparimeve, prodhonte dhe parreshtur, sipas porosisë.
Po shkruajmë pra, për rastin e rrallë të një këpucareje femër, që nuk dihet nëse gjendet diku në botë, e sa për Shqipëri Emineja thotë se nuk beson të ketë të dytë si ajo. Nuk beson të ketë të dytë pra këpucare femër, pasi një trill jete e çoi që ta merrte e perfeksiononte atë lloj zanati burrash, që me gratë i lidh vetëm dëshira për të llapur shumë e u marrë me thashetheme, teksa duke marrë e dhënë me ndonjë këpucë ndër duar, herë fishkëllejnë ndonjë motiv pa lidhje, e herë marrin nëpër gojë dynjanë, si shprehi e faktit që u rri gjithnjë ora 12. Emineja nuk është nga ato.
Vuan shumë një të kaluar të afërt e të largët, kur burri i saj, pikërisht ai që e zotëronte profesionin e këpucarit, iu ligështua nga një sëmundje aty nga `97 e i zuri shtratin për vite me rradhë derisa ndërroi jetë; atëbotë, edhe bashkëpronar me një italian i një fabrike këpucësh në Sarandë. Ndërsa Emineja, nga një tapiciere me nam, u detyrua që t`i futet këpucarisë, për t`u bërë vetë grua e vetë burrë, pas asaj kthese të beftë të fatit të jetës.
E ja tani, po i afrohet muzgut të jetës, pa iu ndarë këpucëve që e rrethojnë, në pritje për t`u marrë prej saj e sjellë në terezi. Kështu që, kujt mund t`i bijë rruga nga Saranda, veç nevojës për të rregulluar çka në këmbë, sipas rastit e stinës, le të njihet dhe me të rrallën këpucare grua, Emine Duron, që mes tipareve të një moshe të thyer në prag, ruan ende nurin e dikurshëm të një vajze nga Çamëria… /tesheshi.com/
Hello! Do you know if they make any plugins to assist with Search Engine Optimization? I’m trying to get
my site to rank for some targeted keywords but I’m not
seeing very good success. If you know of any please share.
Thanks! You can read similar text here: Change your life
I’m really impressed with your writing talents and also with the format on your weblog. Is that this a paid theme or did you customize it yourself? Either way stay up the nice quality writing, it’s uncommon to look a nice blog like this one these days. I like tesheshi.com ! My is: Snipfeed
I am extremely impressed along with your writing abilities and also with the format on your blog. Is that this a paid topic or did you modify it your self? Either way keep up the excellent high quality writing, it’s rare to peer a nice blog like this one nowadays. I like tesheshi.com ! Mine is: Instagram Auto follow