Atlete të reja, të modeluara me atlete Nike, u shitën në pak minuta në Shtetet e Bashkuara. E kjo ngase ato janë krejtësisht të ndryshme nga ç’janë parë deri më tani.
Atlete Nike Air Max 97 janë ridizajnuar duke u quajtur “atlete të Jezuit” dhe u prodhuan vetëm 24 çifte, sipas portalit LADBible.
Projektuar nga MSCHF, atlete Nike u përdorën për t’i bërë ato.
Tabani i tyre është e mbushur me të ashtuquajtur “ujë të shenjtë”. Ato kushtuan tre mijë dollarë pala.
Siç ka sqaruar stilisti, uji i shenjtë është i ngjyrosur për një shikueshmëri më të mirë. Por ai pretendon se dizajni nuk është aspak i lidhur me Nike.
Në njërën anë të atleteve është një fragment nga Bibla “MT. 14:25” që përshkruan Jezusin duke ecur mbi ujë.
Në anën e pasme është një mbishkrim tjetër. MSCHF është gdhendur vertikalisht në njërën anë dhe INRI nga ana tjetër, që është një akronim për frazën latine lezus Nazarenus Rex Iudaeorum, që do të thotë Jezusi i Nazaretit, Mbreti i Judenjve.
Kutia në të cilën u shitën ishte krijuar gjthashtu në përputhje me motive fetare. Në kuti është një foto e një engjëlli dhe një vula që duket si e papës.
Në thembra ka ujë nga lumi Jordan i bekuar nga një prift.
Nuk përjashtohet mundësia që këto atlete të jenë përsëri në shitje, shkruan portali LADBible. /tesheshi.com/