Jára da Cimrman është një personazh që përfaqëson njeriun e dështuar që nuk i merr kurrë meritat e duhura. Për të thuhet se sa ka qenë gati duke zbuluar Polin e Veriut dhe se është tërhequr disa hapa përpara pasi pati një zënkë me vendasit. Thuhet gjithashtu se ka shpikur llambën, por Edisoni e ka rrahur keq për t’ia mbyllur gojën dhe se ka krijuar telefonin dhe dinamitin, por meritat i kanë marrë të tjerët.
Profili i këtij fatkeqi lindi në vitet ‘600-të nga Zdenek Sverak dhe Ladislav Smoljak në një program radiofonik. Cimrman u bë metafora e kombit çek që gjithmonë ka dashur të jetë i respektuar dhe i vlerësuar nga e gjithë bota, por që gjithmonë ka ndërhyrë dikush si Gjermania apo Rusia.
Anti-heroi u bë aq i përhapur saqë i kanë dedikuar emrin e një rruge madje në vitin 2005 iu dhurua dhe çmimi i qytetarit çek i të gjitha kohërave. Për të është ngritur dhe një statujë imagjinare./tesheshi.com/