Të marrësh një tronditje në kokë është pothuajse gjithmonë një aksident tragjik. Por, në rastin e një pjese të vogël njerëzish në mbarë botën, një dëmtim truri ka sjellë si pasojë të ashtuquajturën “sindromën e gjeniut”, e cila ka të bëjë me fitimin e disa aftësive të jashtëzakonshme.
Jason Padgett është një i tillë. Ai pësoi një dëmtim të trurit në vitin 2002 dhe që atëherë është shndërruar në një gjeni matematike.
Padgett pretendon se sheh çdo gjë në strukturat matematikore. Ai është një nga njerëzit e rrallë në këtë botë që mund të bëjë me dorë të lirë figura kongruente dhe paralele. /tesheshi.com/