John Doe, njeriu pas zbulimit të Panama Papers, thotë se i frikësohet hakmarrjes nga rusët që e duan atë të vdekur, në një intervistë të botuar në revistën Der Spiegel.
Në intervistën e tij të parë që nga zbulimi i skemës globale të evazionit fiskal dhe mashtrimit, ai thotë se ka prova të transaksioneve financiare kriminale nga zyrtarë të lartë rusë dhe aleatët e tyre që ndihmuan në financimin e luftës në Ukrainë.
“Kompanitë që financojnë ushtrinë ruse janë ato që vrasin civilë të pafajshëm në Ukrainë, ndërsa raketat e Putinit synojnë qendrat tregtare”, tha John Doe.
Këto kompani i bëjnë “këto mizori dhe më shumë të mundshme”, thotë ai, duke shtuar se “Putini është një kërcënim më i madh për Shtetet e Bashkuara se sa ka qenë ndonjëherë Hitleri, dhe kompanitë guaska janë miqtë e tij më të mirë”.
“Ke frikë për jetën tënde?”, e pyeti Der Spiegel: “Është një rrezik me të cilin jetoj, duke qenë se qeveria ruse ka thënë se më do të vdekur”, përgjigjet “Joe Do”, duke shpjeguar se rrjeti shtetëror rus RT transmetoi një film televiziv me dy pjesë për Panama Papers me protagonist “John Doe”, i cili “pëson një dëmtim në kokë nga torturat”.
“Ishte e çuditshme dhe elokuente… ne kemi parë njerëz të tjerë që kishin lidhje me llogari parajsa fiskale të përdorin vrasje,” thotë ai, duke përdorur si shembuj vrasjet e gazetares malteze Daphne Garuana Galizia dhe gazetarit investigativ sllovak Jan Kuciak.
“Dokumentet e Panamasë implikojnë kaq shumë organizata të ndryshme kriminale ndërkombëtare, disa prej të cilave kanë lidhje me qeveritë, sa që është e vështirë të imagjinohet se sa i sigurt mund të jetë identifikimi im”, thotë ai. /tesheshi.com/