I konsideruari si njeriu më i pasur i Çekiës, biznesmeni dhe pronar i fondit të investimeve PPFm Petr Kellner humbi jetën në një përplasje helikopteri në malet e Alaskës.
Sipas deklaratës me shkrim, incidenti, në të cilin pesë persona vdiqën më 27 mars, është nën hetim, shkruan Evropa e Lirë.
“Ne i kërkojmë medias të respektojë privatësinë e familjes Kellner gjatë kësaj kohe të vështirë,” tha PPF në një deklaratë.
Ai shton se Kellner ishte 56 vjeç dhe se jeta e tij ishte e njohur për etikën e tij të punës dhe krijimtarinë, dhe se jeta e tij private i përkiste familjes së tij.
Varrimi i tij do të mbahet vetëm me anëtarët e familjes së tij të ngushtë. /tesheshi.com/