I ashtëquajturi “njeriu me çantë”, deputeti i LSI-së Spartak Braho, është takuar me Ismail Morinën, alias Ballistin, në ambientet e paraburgimit ku ai ndodhet prej më pak së një jave. Ky fakt njoftohet nga mediat pa u sqaruar më tej se për çfarë arsye kreu i komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ka shkuar të takojë tifozin e njohur kuksian, autorin e dronit në Beograd, i akuzuar së fundi për armëmbajtje pa leje. /tesheshi.com/