Nga Blendi Gashi
Një vit më parë lajmi për vdekjen e vetëvendosësit Astrit Dehari në Qendrën e paraburgimit në Prizren mori dhenë dhe tronditi gjithë vendin por jo vetëm.
Edhe pas kësaj kohe si nga familja por edhe Vetëvendosje kërkesa mbetet e njëjtë “Drejtësi për Astritin”. Prindërit e të ndjerit Avni e Xhemilje Dehari si dhe avokati Tomë Gashi janë të bindur se Astriti është vrarë por për të dalë e vërteta në shesh ata kërkojnë që rasti të hetohet nga një Institut Zviceran për çka të shtunën në konferencën deklaruan se do të besojnë të gjeturave të këtij Instituti, pasi pohuan se qeveria e kaluar me veprimet e saj ka krijuar mosbesim jo vetëm tek ta por edhe tek qytetarët.
Kërkesa që Instituti Zviceran të hetojë vdekjen nuk ishte lejuar nga qeveria “Mustafa” me arsyetimin se Zvicra nuk është vend i BE-së për çka kishin dhënë leje që rastin ta hetojë një Institut nga SHBA apo nga ndonjë vend i BE-së.
Megjithatë familja Dehari këmbëngulë se hetimi duhet ta bëjë Zvicra pasi kanë jetuar për kohë të gjatë në këtë shtet dhe besojnë në profesionalizimin e tyre. Duke parë këtë kërkesë të vazhdueshme pritet të shihet se si do të veprojë qeveria “Haradinaj”, si dhe Kuvendi në këtë legjislaturë.
Ndërsa familja pret lejen e qeverisë së re, zyrtarë të kësaj të fundit nuk kanë saktësuar nëse do plotësojnë kërkesën e familjes Dehari, por kanë thënë se presin që rasti të zbardhet ndërkombëtarisht.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është i përkushtuar që ky rast të zbardhet edhe me ekspertizë ndërkombëtare. Qeveria Haradinaj në mbledhjen e 3 nëntorit 2017 ka ndarë edhe 50 mijë euro për një hetim ndërkombëtar për rastin Dehari. Pra kjo qeveri e ka kryer pjesën e vet të punës”, ka thënë Halil Maoshi këshilltar i Haradinajt për media për kohanet.
Megjithatë në ditët në vazhdim pritet të kuptohet përfundimisht nëse qeveria “Haradinaj” do jep lepjen apo jo që një Institut Zviceran të hetojë vdekje e Astritit.
8 pushtetarët që fajëson VV dhe deklaratat e tyre kundërthënëse
Vdekja e Astritit u bë edhe më e dhimbshme dhe njëherit ngriti dyshime pas dy deklaratave të para nga pushteti, konkretisht policia e prokuroria.
Kjo pasi drejtori i policisë për rajonin e Prizrenit Nexhmi Krasniqi menjëherë pas rastit kishte thënë se Astriti ka vdekur nga përdorimi i disa medikamente dhe ka ra në gjendje kome dhe ka ndërruar jetë për në emergjencë ka ndërruar jetë.
Edhe kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha deklaroi më pas se “kemi informata se ka përdorë medikamente, mirëpo asgjë në shumë nuk mund të themi për momentin”, ndërsa
Por pas ca ditësh Vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike, mbyllja e organeve të frymëmarrjes si pasojë e mbylljes së rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga një mjet i fortë”, ndërsa konforimoi se ka gërvishtje në qafë e duar.
Këto dy deklarata kundërthënëse por jo vetëm edhe pas një viti përmenden nga Vetëvendosje e cila kërkon përgjegjësi institucionale për aktivistin e tyre që vdiq në duart e shtetit.
VV në një fotografi rendit 8 pushtetarë të cilët i quan Dora e Shetit kundër Astrit Deharit.
Ja kush janë ata:
Abdurrahim Islami (Prokuror i rastit) – VV e akuzon se ka urdhëruar për arrestimin e Astritit (si i dyshuar për sulm ndaj Kuvendit) pa e studiuar dhe e parë lëndën, sipas tyre vetëm për t’i shërbyer siç thonë shtetit të kapur.
Dhurata Hoxha (Ish-ministre e Drejtësisë) – VV vlerëson se ajo është dashur të japë dorëheqje pas vdekjes së Astriti. Sipas tyre ajo shkarkoi nga pozita persona të parëndësishëm brenda rastit duke i lënë përgjegjësit kryesor të paprekur.
Fatos Makolli (Drejtues i njësitit anti-terror) – akuzohet nga VV për deklaratat e bëra se vetëvendosësit kanë kryer sulmin ndaj Kuvendit për çka e mohojnë kategorikisht, duke i quajtur akuzat si të montuara nga pushteti.
Metush Biraj (Prokuror i rastit të Astrit Deharit) – VV e quan prokuror të korruptuar por nuk flet më në hollësi për rastet ku mund të jetë i përfshirë.
Shpend Maxhuni (Drejtor i përgjithshëm i policisë) e akuzon se organizoi të gjithë policinë dhe monoti rastin vetëm për t’ia vazhduar mandatin vetës dhe për t’i qëndruar lojal klanit “Pronto”.
Nexhmi Krasniqi (Komandat i policisë në Prizren) – e akuzon si person që ka rënë disa herë ndesh me ligjin siç thotë VV për shkak të shkeljeve brenda policisë. Partia e Visar Ymerit thotë se edhe pas një viti nuk kanë filluar hetimet ndaj Krasniqit edhe pse ai deklaroi se Astriti ka vdekur nga mbidoza e barnave ende pa përfunduar autopsia.
Sylë Hoxha (Ish-kryeprokuror i Prizrenit) – VV e quan person të përfshirë në aferën “Pronto” i cili sipas tyre pas vdekjes së Astrit ka angazhuar kriminel si prokuror të rastit dhe ka deklaruar se Astriti është vetvrarë ende pa u kryer hetimet.
Vehbi Kashtajeva (Gjyqëtar) – VV e akuzon se ka marrë vendim për të gjitha masat kundrejt aktivistëve të akuzuar siç thotë padrejtësisht.
/tesheshi.com/