Sajti Radio105 raporton se shkencëtari rezident i BBC, Greg Foot ka shpjeguar për prestigjiozin britanik, cila është arsyeja e papastërtisë së rrobave. Dhe, bëhet fjalë pikërisht për ne vetë.
“Qeniet njerëzore janë të pështira”, thotë Foot. Në fakt, mbetjet tona biologjike, rreth 500 milionë qeliza lëkure të vdekura në ditë, përfundojnë në veshjet tona duke gjeneruar papastërti.
Pra, sipas studiuesit, për të larë rrobat nuk duhet të nisemi vetëm nga era e keqe dhe njollat.
Ja koha e duhur për të larë rrobat.
Çorape dhe bluza të brendshme, çdo ditë.
Peshqirët çdo tri ditë.
Të brendshme, sa herë vishen.
Pizhamat, një herë në javë.
Xhinset, edhe pas 6 muajsh./tesheshi.com/