Presidenti Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të takohen përsëri në fund të muajit të ardhshëm, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.
Sipas Reuters, një marrëveshje e tillë për një takim radhe, është një nga rezultatet e takimit të Trump me Përfaqësuesin e Lartë të Koresë së Veriut, Kim Jong-chol në Uashington.
Vendtakimi i Trump dhe Kim do të shpallet më vonë.
Takimi i parë i Trump dhe Kim u mbajt vitin e kaluar në Singapor dhe më pas u ra dakord për denuklearizimin e gadishullit Korean.
Më parë, agjencitë botërore raportuan se një takim i fshehtë dhe i paparalajmëruar i zyrtarëve të lartë amerikanë dhe atyre të Koresë së Veriut u mbajt në Stokholm. /tesheshi.com/