Kundërshtarët e Bashës në PD druajnë se kjo forcë mund të përfundojnë si LDK në Kosovë, ku nga një forcë historike dhe me prestigj të padiskutueshëm, përfundoi në një teposhtë elektorale deri në të qënit forcë e tretë.
Këtë tha Bujar Nishani në Gjirokastër, duke shoqëruar kandidaten Edit Harxhi.
“PD është në dorë të një kupole të vogël, të cilët e kanë marrë peng prej disa kohësh dhe ne duhet ta shpëtojmë. Nëse se shpëtojmë tani do të përfundojë si LDK e Kosovës. Ne smund ta lejojmë këtë gjë”, tha Nishani.
Ai ceku dhe një problematikë tjetër në PD. “Shpesh nuk gjen të rinj nëpër degët tona më’, theksoi Nishani. /tesheshi.com/