Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një “Otranto” tragjike e lënë në harresë: 4 maj, 2000 – mbyten 15 shqiptarë. Të afërmit: italianët i hodhën në det!

by te Sheshi
06/05/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Një “Otranto” tragjike e lënë në harresë: 4 maj, 2000 – mbyten 15 shqiptarë. Të afërmit: italianët i hodhën në det!
9
SHARES

Nga Anila Dushi

Kanali i Otrantos – kur e dëgjon të rrënqeth, sepse për ne shqiptarët ai nuk është thjesht një emërtim gjeografiko-detar, por përkujtimi i një sage tragjike që ka ndodhur në më shumë se 20 vite, ku me dhjetra shqiptarë kanë lënë jetën aty.

hqdefault

Dhe ndër ato të shumta tragjeti në Otranto, që fare pak ose aspak nuk njihet apo që të jetë përfolur, është dhe ajo e 4 majit të vitit 2000. Dhe sot, pas 15 vitesh, prindër e të afërm të viktimave shprehen të revoltuar në mosdhënien e drejtësisë nga shteti italian, por dhe për indeferencën e theksuar të qeverive shqiptare.

Nga 15 viktimat e kësaj ngjarjeje, 10 prej tyre kanë qenë nga Shkodra. Sokol Cekaj, babai i njërit prej viktimave që drejton dhe shoqatën që mban emrin e kësaj tragjedie, shprehet se prej kohësh është kërkuar prej tyre vënia në vend e drejtësisë, por me keqardhje vërehet se gjykata italiane ka dënuar shqiptarët dhe nuk ka ndëshkuar autorët e vërtetë të kësaj ngjarjeje të rëndë që u mori jetën 15 personave. Sipas Cekës, shkaktarë kryesore të asaj tragjedie,  janë forcat italiane të motevedetës. (në foto disa prej viktimave) 

Kanë qenë italianët ata që, edhe sipas dëshmive të të mbijetuarve, i kanë hipur sipër gomones me klandestinë shqiptarë, në një kohë kur shumë lehtë mund ta ndalonin dhe t`i kapnin klandestinët e të riatdhesonin, gjë që është bërë shkak më pas për tragjedinë. Sepse, sipas asaj çfarë ka ndodhur, policia italiane ka vendosur më mirë t`i mbysë qëllimisht ne det duke e ndarë në dysh gomonen.

Cekaj shton se si prindër të viktimave të 4 majit 2000 në Otranto, janë të indinjuar nga mosndëshkimi i fajtorëve të vërtetë, ashtu si dhe nga indiferentizmi i shtetit shqiptar, i cili asnjëherë nuk është interesuar pranë autoriteve të drejtësissë e ligjit italian për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe ndëshkimine autorëve realë të saj.

Cekaj shprehet se ajo që ndodhi më 4 maj 2000 me djalin e tij dhe të tjerë persona që udhëtonin me gomone drejt vendit fqinj, është një krim i pastër. Cekaj rrëfen sesi me sy  e ka përcjellë djalin  e tij, Elionin 20 vjeçar, më 3 maj 2000 tek sheshi ‘Isa Boletini’, ku së bashku me 20 shkodranë të tjerë u nisën drejt Vlorës e më pas drejt Italisë. Ja ç`rrëfen ai:

sokol cekaj,shkodër

“Rreth orës 23.00 ata kanë mbërritur afër brigjeve të Italisë. Në momentin që janë bërë gati të zbresin, klandestinët që ishin në gomone e kanë parë veten të rrethuar nga skafet italiane. Të trembur kanë tentuar të kthehen sërish për në Vlorë, por atëherë ka ndodhur tragjedia. Djali im është gjetur i mbytur nga italianët pas 18 ditë kërkimesh. Kam paguar 1 milion e 800 mijë lireta. Lekët nuk kishim, por ia solli një i afërmi ynë emigrant po në Itali. Lajmin e tragjedisë e dhanë më 5 maj stacionet televizive italiane. Megjithëse bëra disa telefonata, askush nuk tregonte të vërtetën.

eljan sokol cekaj 20vjeç,vd

Një infermiere në spitalin e Leçes, e cila kishte kontaktuar me një klandestin shqiptar të plagosur, më tha se djali im nuk gjendej. Ish-drejtori i policisë së Shkodrës i asaj kohe, Arben Zylyftari, i cili u vra pak muaj më pas,  na ka ndihmuar shumë. Ai na dha informacionet e para. Shteti italian nuk i nxirrte kufomat. Të irrituar i dërguam 5 fakse Parlamentit Europian, 2 Gjykatës së Hagës dhe vetëm pas kësaj nisi kërkimi i trupave. Vetëm për të sjellë kufomën në Shqipëri kam paguar 3.5 milionë lireta. Vepruam shpejt, ndryshe djali do të varrosej atje. Për paratë më ndihmuan të afërmit e mi”.

Sokol Cekaj ka kërkuar dhe më parë nisjen e një proçesi gjyqësor në Itali, për të vënë para drejtësisë ata që mbytën në det djemtë e tyre. Në vitin 2008 gjykata e Leçes në Itali dënoi me 60 vjet burgim 5 skafistët dhe personave që organizuan ikjen në Itali të shqiptarëve, të cilët u mbytën nga motevedeta italiane e Guardia di Financës, vetëm pak metra larg bregut italian.

“Ky ishte një vendim qesharak”, thotë Cekaj,  i  trishtuar nga indiferenca e shtetit shqiptar, i cili asnjëherë në këto vite nuk u kujdes për t`u vënë drejtësia. Ai shton se bashkë me të afërmit e viktimave nga Shkodra, u janë drejtuar për ndihmë gjithë institucioneve europiane. Ata kërkojnë që të zbardhet e vërteta dhe që pala italiane të vërë në dispozicion të procesit gjyqësor të gjitha provat materiale. /tesheshi.com/

Related Posts

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji
Kryesore

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!
Kryesore

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025
Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?
Analizë

Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?

20/05/2025
Next Post
Protesta në të gjithë Maqedoninë, Gruevski “rrethohet” me gardh ndërsa BE kërkon zgjidhje politike

Protesta në të gjithë Maqedoninë, Gruevski “rrethohet” me gardh ndërsa BE kërkon zgjidhje politike

Rrëfehet Emin Gjinovci-“Hitleri”: si është të jetosh me “lëkurën” e një mizori

Rrëfehet Emin Gjinovci-“Hitleri”: si është të jetosh me “lëkurën” e një mizori

Liga e Kampionëve: Messi “show”, Barcelona leksion Bayernit

Liga e Kampionëve: Messi “show”, Barcelona leksion Bayernit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni