Hedhja e ushqimeve tepricë në mbeturina po shkakton një krizë tjetër e cila është paralele me ato të mbetjeve të plastikës: kriza e plehrave ushqimore.
Ndonëse disa shtete e kanë të mirëkuptueshëm procesin e ndarjes së mbetjeve ushqimore qysh në familje, disa të tjera, veçanërisht Franca, po përballen me problemin që tashmë ka një emër: Food Waste.
Ky problem që konsiderohet i tillë për shkak të pamundësisë së menaxhimit, në Suedi trajtohet më ndryshe. Këndvështrimi humanitar është ai që u vihet përpara qytetarëve që duan të hedhin ushqime në kosh.
Kështu, në rrugët e Stokholmit, shihen kosha mbeturinash ku shkruhet: “Unë (koshi) ha më shumë ushqime se 60% e fëmijëve të botës.”
Mesazhi jep një porosi të qartë që çdo ditë po na kujton një realitet: sot, bota ndahet në të pasur që vrapojnë për të tretur ushqimin e ngrënë së tepërmi, dhe të varfër, që ecin me dhjetëra kilometra në përpjekje për të siguruar ushqim të mjaftueshëm për mbijetesë! /tesheshi.com/