Nuk jemi as të parët e as të fundit që mund të kemi ndotur veshjet tona më të mira me kafe apo me çaj, të cilat janë produktet që më së shumti konsumojmë kur shkojmë në lokal.
Për disa, ndotja e veshjeve është një shqetësim më vete dhe edhe më problem është procesi i tyre. ndonjëherë përdorim detergjentë të ndryshëm për të pastruar veshjet dhe përsëri nuk kemi rezultat.
Më poshtë po ju tregojmë një mënyrë shumë të thjeshtë për të eliminuar shpejtë njollat e çajit e të kafes.
Përsa i përket njollave të çajit, mjafton t’i fërkoni rrobat me ujë të ngrohtë dhe më pas me glicerinë. Ndërsa përsa i përket njollave të kafes, aplikoni njëherë glicerinën e ngrohtë dhe më futini në ujë./tesheshi.com/