Klubi i futbollit Bodo/Glimt nga Norvegjia ka njoftuar se do të dhurojë të ardhurat nga biletat e ndeshjes së tyre në UEFA Europa League kundër Maccabi Tel Aviv të Izraelit më 23 janar për ndihmën humanitare në Gaza.
“Glimt nuk mund dhe nuk do të jetë i paprekur nga vuajtjet dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar që ndodhin në pjesë të tjera të botës”, thuhet në deklaratën e Bodo/Glimt, duke shtuar:
“Ne do t’i dhurojmë të gjitha të ardhurat e rregullta të biletave nga ndeshja në shtëpi kundër Maccabi Tel Aviv për Kryqin e Kuq dhe do të caktojmë ndihmën për Rripin e Gazës. Donacioni arrin në 735,000 korona (62,500 euro)”.
Bodo/Glimt mposhti Maccabi Tel Aviv 3-1 javën e kaluar, duke zënë vendin e nëntë me 14 pikë në fazën e grupeve të UEFA Europa League.
Norvegjia, së bashku me Spanjën dhe Irlandën, njohën shtetin e Palestinës në maj 2024. Ishte ndër vendet e para perëndimore që bëri thirrje për një armëpushim në Gaza, ku Izraeli ka vrarë më shumë se 47,000 njerëz që nga 7 tetori 2023 dhe ka kthyer pjesën më të madhe të enklavës në gërmadha. /tesheshi.com/