Ai është vetëm 11 vjeç, por synimet i ka të larta. Pakistanezi Aima’az Ali Abro ka vendosur një rekord të ri të Guinness duke identifikuar shumicën e shteteve të botës në më pak se një minutë.
I riu nga Karaçi vendosi rekordin e Guinness muajin e kaluar duke identifikuar shumicën e vendeve bazuar në kufijtë e tyre aktual, dhe atë pa u gjendur në hartën e kontinentit. Megjithatë, certifikimi iu bë këto ditë.
“Shumica e vendeve u identifikuan në 57 sekonda, dhe kjo arritje i takon 11 vjeçarit nga Karaçi, Aima’az Ali Abro”, thuhet në një postim nga faqja e internetit e regjistrave të Guinness World.
Pasi vendosi Rekordin Botëror Guinness, djali ka shpalosur ëndrrat, që një ditë të bëhet i njohur duke fituar Çmimin Nobel. /tesheshi.com/