Gjatë një përballje mbrëmë në Opinion, tek për tek me gzetarin Blendi Fevziu, shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama, bëri një deklarim të pazakontë kur tha se ai do ikte para se njerëzit, populli të bezdisej prej tij.
“Unë do të iki si Kryeministër shumë më shpejt se ju e mendoni. Do të iki kur shqiptarët do të bezdisen nga unë, madje ka mundësi dhe kështu do të ndodhë që unë do të largohem shumë më shpejt se qytetarët të bezdisën nga unë”.
Ishte ky deklarimi i Ramës të cilin disa media e kanë përkthyer si një paralajmërim se ai mund të japë dorheqjen shumë shpejt, ndërkohë që sipas gjitha gjasave është një shprehje patetizmi politik.
Po ashtu, Rama ka pranuar njëfarë fërkimi me partnerin në koalicion, Ilir Meta, por duke thënë se ai është minimal. Sakaq dje, ndodhi që në parlament, të mos ndodhet asnjë nga grupi i LSI-së, as kryetari Meta, as ministrat e as deputetët.
Për këtë arsye, opozita ngriti tonin e saj duke thënë se qeveria ka rënë dhe se Rama duhet të shkonte në zgjedhje të parakohëshme. /tesheshi.com/