Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Imer TOPANICA: Kush na ka pushtuar?

by te Sheshi
23/10/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Imer TOPANICA: Kush na ka pushtuar?

Po kujtuam thënien e Epiktetit, “Vetëm të edukuarit janë të lirë!” (50-125, 130), të një filozofi stoik grek, s’ka si të mos na mbijë një pyetje në vijim: A jemi të lirë? Nëse jo, kush na ka pushtuar?

Le të mos harrojmë ç’ka thënë Epikteti për një çast dhe të përpiqemi ta gjejmë përgjigjen e saktë. Dhe pa dyshim, përgjigjja e saktë është: Jemi pushtuar nga injoranca!

Në këto gjashtëmbëdhjetë vitet e pasluftës e kemi ushqyer një dekadencë që është majmur duke i kafshuar vlerat dhe duke vjellë antivlerat. Si pasojë, në gjithçka i kemi ulur standardet. Presidenca, parlamenti e qeveria janë dëshmitarët e këtij degradimi. Kush më shumë e kush më pak, i kemi kontribuar kësaj rënie. Ata që e kanë ushqyer, dhe ata që kanë heshtur. Ata që kanë qenë pjesë e saj, dhe ata që hiqen si viktima. Ndërsa të paktët, ata që kanë bërë përpjekje ta luftojnë këtë dekadencë, ende se kanë ngritur flamurin e bardhë e të dorëzohen; ka shpresë. Por, për të qenë realist, kur njeriu sheh se në ç’derexhe është katandisur Universiteti i Prishtinës, kur njeriu sheh se si po ngulfatet prej zgjatjeve të fshehta të klaneve politike, kur sheh se ç’kanë prodhuar këto zgjatime të dyshimta, ajo pikë shprese imtësohet për fatin tonë të keq.

Ju kujtohet për shembull, ditë më parë, se me ç’shpejtësi shpërndahej nëpër rrjetet sociale një fotografi ku tregohej kartëvizita e Bujar Dugollit, në të cilën pozita që mban ai në UP ishte shkruar gabim (në vend të, dekan, në njëjës, ishte shkruar, dekanë, në shumës). Jemi në dijeni pastaj sesi plagjiatorë të dëshmuar vazhdojnë të punojnë të qetë, pa pasur frikë se do t’ju dalë në shesh injoranca. Për shumë të tjerë nuk dihet si kanë mbërritur deri aty, si janë bërë doktorë, profesorë?! Por dihet si mbijetojnë.

Eshtë e vërtetë: Universiteti “Hasan Prishtina” për  secilën parti që ka ardhur në pushtet s’ka qenë tjetër gjë, përpos një nëndegë e partisë. Me pak meritë, apo me aspak, janë punësuar njerëz të cilët e kanë përkrahur partinë që ka fituar pushtetin. Nëse grada shkencore ka qenë e ulët, është fituar për një kohë të shkurtër. Fundja, a s’i kemi me dhjetëra politikanë që kanë fituar tituj shkencorë gjatë kohës që qenë aktivë në politikë. Askush nuk i pati penguar që të bëhen me diploma. Për t’u bërë juristë të diplomuar, ekonomistë, deri edhe doktor shkencash.

Me një fjalë, partitë që vinin në pushtet ngrinin kuadro që kishin lidhje me to. Pastaj krijohej iluzioni se ca prej partive kishin “grumbulluar” kapital intelektual. Shoqëria, votuesit, mashtroheshin. Vetëm kur këto parti u vunë në provë (kur erdhën në pushtet), u kuptua që një pjesë e mirë e këtij kapitali ka qenë i rrejshëm. Pra, gjërat kanë rrjedhur pak a shumë kështu: politika e stërkequr i ka ngritur në pozita shumë pseudoshkencëtarë, pseudodoktorantë, dhe prej punës së tyre s’mund të dalin të diplomuar, të aftë, në fushat ku ata kanë studiuar.

Kësisoj është trajtuar UP-ja prej politikës. Politika ka qenë e interesuar që në krye të UP-së t’i kishte njerëzit e dëgjueshëm, njerëzit e vet. Ndryshe, po të mos i kishte të besuarit e vet, si do të pranoheshin armata të tëra maturantësh për t’u bërë studentë për çdo vit, duke i shkelur normat, përtej kapaciteteve të vetë universitetit. Duke i sistemuar kështu të rinjtë, qeveritë lehtësonin barrën e përgjegjësisë, sepse, përndryshe, ata do të kërkonin vende pune, ose do të shndërroheshin në barrë, e rrjedhimisht, edhe në rrezik për shoqërinë.

Në fakt, një zgjidhje e tillë e përkohshme është treguar “e suksesshme” dhe në pajtim me vizionin e politikanëve. Kështu, juristë, ekonomistë, etj., pa ditur se ç’duhej bërë me diplomat e fituara, përfundonin në kamerierë, ose në vende edhe më të këqija. Por, edhe sikur të kishte një treg të sigurt pune, të diplomuarit tanë kanë treguar që nuk janë të zotët e profesioneve që kanë zgjedhur; kështu i ka nxjerrë universiteti, faji nuk është i tyre.

Pra, ky është rrethi vicioz prej të cilit shpresuam se po dilnim kur në krye të UP-së u vu Ramadan Zejnullahu, njeriu i cili u shpalli luftë injorantëve, plagjiatorëve e pseudoshkencëtarëve (të paktën në disa konferenca e ka përsëritur këtë, dhe për rrjedhojë ka fituar simpatinë e publikut!). Duket qartë se shoqëria e ka kuptuar që prej kësaj rënie, prej kësaj dekadence, do të na shpëtonte vetëm një universitet që prodhon njerëz të përgatitur mirë…

P.s. Kur shoh kalimtarët e qetë pranë zebrave, teksa presin dritën e gjelbër të shfaqet në semafor, më kujtohen vitet e para të pasluftës, atë kaosin në trafik, kur askush nuk pyeste as për rregullat minimale, bash atëherë, t’ju them të drejtën, më kthehet shpresa…

/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
Çfarë mund të ndodh në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës? Flasin deputetë dhe analistë…

Çfarë mund të ndodh në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës? Flasin deputetë dhe analistë…

Erdogan: sulmi kamikaz në Ankara ishte një akt terrorist kolektiv

Erdogan: sulmi kamikaz në Ankara ishte një akt terrorist kolektiv

Bima magjike me emrin selino

Bima magjike me emrin selino

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni