Partia opozitare, “Nisma për Kosovën”, ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, ka mbajtur konferencë për medie, ku ka folur anëtari i Kryesisë së kësaj partie Bajram Ajeti, rreth asaj që subjekti politik i Fatmir Limajt e ka cilësuar si skandal të Kuvendit të Kosovës duke shkelur ligjin në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
Ajeti ka thënë se “Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur më 14.12.2015 nën pikën 19 të Rendit të punës, duke ndryshuar dhe aprovuar Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,i cili Ligj kur publikohet, publikohet me diçka që nuk është aprovuar”.
“Komisioni për Buxhet dhe Financa më datën 10.12.2015 propozon 5 (pesë) amandamentime për leximin e dytë në Kuvendin e Kosovës. Një ndër këto pesë, amantamentimi 2 (dy) – të cilin e citoj: Neni 5, paragrafi 5.1, riformulohet me tekstin si vijon: Neni 5 i Ligjit bazik, paragrafi 5.1 riformulohet me tekstin si vijon: 5.1. Në kuadër të Ministrisë së Financave, themelohet Departamenti i Buxhetit, i përbërë nga Divizioni i Buxhetit Qendror, Divizioni i Buxhetit Komunal apo ndonjë divizion tjetër – i cili amandamentim nuk aprovohet, gjë që konstatohet me Transkriptin e seancës së Kuvendit të datës 14.12.2015 pika 19, faqe 88, Shqyrtim i dytë i Projekt-ligjit për Plotësim dhe Ndryshim të LMFPP”, ka thënë Ajeti.
Kësisoj, sipas komunikatës për media të dërguar nga Nisma, “konstatohet se në seancën e mbajtur më datën 14.12.2015 pika 19 për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr.04/L-116 dhe nr.04/L-194, Kuvendi merr vendim siç shihet në video, që amandamenti 2 (dy) nuk kalon, dhe i cili amandament ka të bëjë me nenin 5 të LMFPP për Departamentin e Buxhetit Qendror dhe Departamentin e Buxhetit Komunal. Në seancë aprovohet ndryshim plotësimi i LMFPP në tërësi pa amandamentin 2 siç shihet në vodeo dhe transkripto”.
Ajeti gjatë konferencës tha se me botimin në Web faqen e Gazetës Zyrtare dhe në Web faqen e Kuvendit, publikohet plotësim ndryshimi i LMFPP duke përfshirë edhe amandamentin 2 i cili në seancë nuk ka kaluar, duke e kamufluar në kuadër të nenit 4 të Ligjit nr.05/L-063 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr.04/L-116 dhe nr.04/L-194, si në vijim: Neni 5 i ligjit bazik, ndryshohet si vijon: 5.1. Në kuadër të Ministrisë së Financave themelohet Departamenti i Buxhetit, i përbërë nga Divizioni i Buxhetit Qendror dhe Divizioni i Buxhetit Komunal etj.
“Veprimet e tilla në këtë rast paraqesin shkelje ligjore të Rregullores së punës nga Kuvendi, Administrata e Kuvendit, Presidentja e cila e ka dekretuar, falsifikatorët e Kuvendit, etj”, ka thënë Ajeti. /tesheshi.com/