Anëtarët e këshillit të Sigurisë Kombëtare mbërritën në presidencë, ku nis takimi me fokus tek çështja Balili, por edhe probleme të tjera që cënojnë sigurinë kombëtare.
Mbledhja është thirrur nga kreu i shtetit pas kerkeses se kryetarit te Kuvendit. Këshilli i Sigurise pritet të diskutojë nxjerrjen e përgjegjësive institucionale pas mosarrestimit të Balilit, të shumëkërkuar për trafik ndërkombëtar droge.
Të pranishëm janë të gjithë anëtarët e Këshillit, me përjashtim të kryeministrit Rama që duhej të zëvendësohej nga Niko Peleshi për shkak se ndodhet për një vizitë në Kosovë.
Por, një ditë më parë presidenca e vlerësoi si të paarsyeshme mungesën e kreut te Qeverise duke mos pranuar kështu zëvendësimin e tij me nr. 2 të Qeverisë, Niko Peleshi.
Ditë më parë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shprehur gatishmërinë për të qenë i pranishëm dhe për të raportuar, edhe pse nuk e pëlqeu aspak idenë për thirrjen e këtij keshilli për këtë rast.
Nga ana tjetër, partia Demokratike i ka kërkuar kryeministrit të jetë i pranishëm dhe mungesa e tij, sipas saj, është për shkak se fsheh informacione për Klement Balilin. /tesheshi.com/