Një grua 67-vjeçare nga Kina lindore raportohet të jetë bërë nëna e re më e vjetër në planet pasi lindi një foshnje vajzë, e cila gëzon shëndet të plotë.
Gruaja, e identifikuar vetëm mbiemrin Tian, vjen nga provinca Shandong dhe e lindi fëmijën me anë të prerjes cezariane në Spitalin e Maternitetit dhe Shëndetit të Fëmijëve Zaozhuang, raportojnë mediat kineze.
Tian është gruaja më e vjetër që lindë fëmijët, duke kapërcyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një grua nga Changchun, kryeqyteti i provincës Jilin të Kinës lindore, e cila lindi një djalë në moshën 64 vjeçare, tri vite më parë.
Burri i Tianit, Huang, 68-vjeçar, u citua të ketë thënë se foshnja nuk ishte planifikuar, por ishte “dhuratë nga qielli”. /tesheshi.com/