Një ngjarje që të kujton fatin e gazetarin Jamal Khashoggy ka ndodhur së fundi në Shqipëri, ku një i rrëmbyer ditë më parë në Kamëz thuhet se është vrarë e më pas zhdukur.
Shtetasi Jan Prenga, 49 vjeç, sipas policisë, u rrëmbye nga anëtarë të familjes Hajri nga Xhafzotaj në Durrës, në pronësi të të cilëve është kompleksi “Golden”.
Nga hetimt thuhet se ai u rrëmbye pasi vëllai i tij me banim në Angli, Ndrek Prenga, nuk ka dorëzuar një sasi droge prej disa kilogramësh.
Ai njihet si i dënuar më parë me 8 vite burg për trafik droge.
“Nga veprimet hetimore rezulton se personi i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka vdekur vdekjen gjatë rrugës për ta transportuar për në resort, aty ku do mbahej peng. Gjithashtu, rezulton se personat janë kujdesur për ta fshehur trupin, ndërkohë që forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit”, thotë zyrtarisht policia.
Kjo e fundit ka arrestuar katër persona dhe tashmë është në kërkim të trupit të zhdukur të Prengës.
“Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar 4 persona Leonard Hajri 36 vjeç, babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri Elton Hajri 32 vjeç dhe shoku i tyre Olsi Turja ndërkohë në kërkim vijon të jetë Altin Hajri, pronari i resortit ku do të mbahej peng Jan Prenga si dhe katër persona të tjerë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /tesheshi.com/