Në Bularat është ringjallur nervi nacionalist grek “Kacifas”, nën atmosferën e 1-vjetorit të vrasjes së 30 e ca-vjeçarit minoritar, i cili krejt papritur nisi të qëllonte në fshat, duke shtënë më pas me armë dhe ndaj forcave policore, duke gjetur vdekjen nga këto të fundit gjatë një shkëmbimi zjarri disaorësh.
Kreu i Omonia-s, Fredi Beleri, tha se “pas një viti ende nuk është sqaruar situata, arsyeja pse u vra”. Por ai, si dhe të ngjashëm me të, ende nuk kanë sqaruar se pse i ndjeri vendosi të marrë armën e të qëllojë krej pa arsye, madje nën një atmosfere feste në fshat.
Beleri, ndër zërat më gricës të faktorit grek në Shqipëri, shkoi deri aty se e cilësoi si klimë terrori reagimin e shtetit i cili bllokoi hyrjen e një mase grekërisht në Kakavijë.
“Janë kthyer dhjetëra persona në Kakavijë. Shqipëria që do të hyjë në Evropë po nuk respektoi të drejtat e njeriut. Ka një klimë terrori në minoritet dhe kjo është arsyeja pse nuk erdhën njerëzit”, tha Beleri.
Për rastin “Kacifas”, të rrallë, tejet të rralla kanë qenë zërat grekë, të cilët nuk kanë mbajtur anën e të ndjerit në ballafaqim me ligjin dhe shtetin, nga i cili e pësoi me jetë, pasi ngriti armë kundër tyre. /tesheshi.com/