Maria Butina, nje shtetase ruse e cila u dënua në Shtetet e Bashkuara në prill me akuzën se punonte si agjente, mbërriti në Moskë të shtunën, pasi u lirua nga burgu në Florida një ditë më parë.
“Jam shumë e lumtur që jam rikthyer në shtëpi. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që më dhanë mbështetje, qytetarëve rusë që më ndihmuan dhe më shkruan letra”, tha ajo pas mbërritjes në Moskë, ku u përshëndet nga babai i saj dhe gazetarët rusë në aeroport. disa prej të cilëve i dhuruan lule.
“Faleminderit Ministrisë së Jashtme dhe diplomatëve që luftuan për mua çdo ditë”, shtoi Butina.
Ajo u arrestua në korrik 2018 dhe u shpall fajtore dhjetorin e kaluar me akuzën e komplotit për “promovimin e interesave ruse”.
Në prill, ajo u dënua me 18 muaj burg, gjysmë e të cilave e vuajti, dhe u lirua nga burgu të premten.
Maria Butina, e vetmja qytetare ruse e dënuar në një hetim mbi ndikimin e Moskës në politikën e brendshme të SHBA, ishte e lidhur me Shoqatën Kombëtare të Armëve (NRA), e cila i lejoi asaj të kontaktonte Donald Trump përpara zgjedhjes së tij si president i Shteteve të Bashkuara.
Ajo tha se dëshironte të siguronte lidhje më të mira me SHBA dhe atdheun e saj.
Ajo u regjistrua në Universitetin e Uashingtonit dhe jetoi me një zyrtar republikan.
Ajo bashkëpunoi me gjyqësorin e SHBA-së që kur pranoi në dhjetor 2018 që ka vepruar si agjente për një vend të huaj.
Gjyqësori amerikan ka vlerësuar se, megjithëse lidhjet e tij me inteligjencën ruse nuk janë provuar, aktakuza ishte pjesë e një komploti rus për të infiltruar dhe prishur sistemin politik të SHBA, veçanërisht gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 që fitoi Trump.
Moska ka akuzuar Uashingtonin për detyrimin e saj të pranojë “akuza qesharake”. /tesheshi.com/