Loja e SHBA-ve me zjarr mori fund javën e kaluar kur superfuqia ia ktheu shpinën Sirisë duke tërhequr forcat dhe duke thënë se e kemi zhdukur ISIS-in 100%.
Loja që kishte nisur me armikun numër një të Turqisë gjeti një rrugëdalje politikisht të përshtatshme, me pasoja që sa shpiken e aq zmadhohen.
Dhjetëra skenarë kanë qarkulluar në media qysh kur presidenti amerikan Donald Trump bëri njoftimin se po tërhiqet nga Siria veriore për të lejuar Turqinë që të kalojë në këtë territor
Njohësit e politikës kërcyen në konkluza ende pa hyrë tanket: – kjo është një tradhti ndaj kurdëve, një dhuratë për Rusinë, Iranin, ISIS-in…
Por duke e ditur se asnjë vendim madhor i tillë nuk merret sa hap e mbyll sytë, është mirë që të shohim një historik të ngjarjeve që e kanë përfshirë SHBA-në në këtë rajon.
Duke e parë ngritjen e ISIS-it në vitin 2014, administrata e Obamas vendosi të përfshihet por pa “çizmet e ushtarit” në Siri.
Kështu, në vend të burimeve njerëzore atje, nisi të trajnojë forcat kurde në luftimin e ISIS-it. Kjo u bë me trajnimin e guerilave kurde të YPG-PKK-së, që u ndanë në një fraksion të ri – SDF.
Kjo lëvizje që edhe vet pranon se vepron në bazë të ideologjive marksiste, ishte problematike që nga fillimi. Turqia, nga ana e saj, qysh në 2015-tën, kur edhe u formësua lëvizja, ka kritikuar mbështetjen amerikane për ta.
Tashmë nën një emër të ri dhe me elemente “arabe”, lëvizjet e tyre pranë Turqisë dhe sulmet që kryenin pranë kufirit etiketoheshin si provokim i pastër.
Nuk është sekret se një rrezik shtesë për Turqinë vetëm sa do të trazonte NATO-n dhe do të gëzonte Rusinë.
Ish-zyrtarët e Obamës dhe madje edhe ligjvënësit republikanë, e kanë trajtuar veprimin e fundit si një “tradhti të madhe të aleatëve besnikë”. Ish-ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, shkroi në Twitter se “duhet të jemi pranë aleatëve tanë” ndërsa postoi hashtagun #TurkeyIsNotOurFriend (Turqinë nuk e kemi mike). Por ishte vendimi i SHBA-së për të mbështetur YPG që e solli situatën këtu.
Nga mungesa e “oreksit” për të vendosur trupa të mjaftueshme në Siri, SHBA-të nuk pajtoheshin që Turqia vendosi që të kishte shumë të tillë në rajon. As demokratët dhe as republikanët nuk kanë mbështetur nivelin e trupave të nevojshme për të parandaluar ISIS-in që të ringjallet e as të pengojë Turqinë të lëvizë në rajon.
Edhe sot, 400 ushtarë të SDF-së kontrollojnë mijëra të burgosur të ISIS-it dhe familjet e tyre, shumë prej të cilëve janë shtetas të vendeve perëndimore, pa asnjë mbështetje nga shtetet prej nga vijnë.
Kur ISIS u shua në Siri, ishte opozita e moderuar ajo që e kundërshtoi atë ndërsa luftoi njëkohësisht me regjimin dhe aleatët e saj. Në fund të vitit 2015 dhe fillim të vitit 2016, Ushtria e Lirë e Sirisë (FSA) kishte rreth 40,000 luftëtarë në jug të Sirisë dhe rreth 35,000 në veri, veçanërisht në provincën e Halepit.
Çfarë FSA-së i mungonte dhe YPG-ja e posedonte, ishte një koalicion prej 80 kombesh, të cilat e mposhtën ISIS-in.
Aty ku ky program deshtoi ishte pjesa ku të njëjtët zyrtarë këmbëngulën të mos e kundërshtonin regjimin e Asadit.
Ata gjithashtu insistuan në masa ekstreme të verifikimit që diskualifikuan mijëra persona, thjesht sepse ata vepruan në afërsi të grupeve ekstremiste ose terroriste të tilla si al Nusra. Për ironi, të njëjtët zyrtarë përqafuan me entuziazëm YPG – bashkëpunëtorin e një grupi aktual terrorist, PKK.
Kur lexohen lajmet në media, shumica mendojnë se Turqia do të pushtojë të gjitha zonat e mbajtura nga SDF dhe se të gjitha trupat amerikane do të largohen. Sidoqoftë, Turqia ka qenë e qartë se kërkon të krijojë një zonë tampon prej 30 kilometrash për ta mbajtur SDF-në larg kufirit dhe për të riatdhesuar 2 milion sirianë.
Në vend që të harxhohet e gjithë energjia duke të sulmuar një anëtar të fortë të NATO-s që ka hequr dorë qartësisht nga Shtetet e Bashkuara, do të ishte më mirë që ky operacion të shihej në syrin e interesave të shumanshme. /tesheshi.com/
*Wael Alzayat ka shërbyer si këshilltar i lartë politika për ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Samantha Power. Ai shërbeu si ekspert politikash në Departamentin e Shteteve të Bashkuara nga 2007-2017. Aktualisht, ai është drejtor i Emgage, një organizatë qytetare e arsimit dhe mobilizimit.