A mos ju ka rënë në vesh të dëgjoni akuzën se të gjitha luftrat dhe tragjeditë historike në botë i solli Islami? A keni dëgjuar se kur duan ta zbulojnë shkakun e mjerimit historik të njeriut, sidomos të gruas, fajin e gjejnë te fetë monoteiste, sidomos tek Islami, duke i quajtur homocentriste, që i kanë dhunuar gratë për 2000 vjet dhe kanë sjellë luftra e tragjedi në vazhdimësi. Por dhuna dhe tragjedia njerëzore historike ka një tjetër adresë.
Ata injorojnë dhunën e pushtimeve dhe kasaphaneve të huaja: 𝐤𝐫𝐲𝐪𝐞̈𝐳𝐚𝐭𝐚𝐭, 𝐦𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐜̧𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐧𝐤𝐮𝐢𝐳𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭, 𝐡𝐨𝐥𝐨𝐤𝐚𝐮𝐬𝐭𝐢𝐧, 𝐦𝐚𝐬𝐚𝐤𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐛𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞, 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐫𝐚𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐥𝐨𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐨𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦, 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐫𝐚𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐫𝐞𝐬𝐮𝐫𝐬𝐞, 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐢𝐣𝐚 𝐤𝐮𝐟𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞, 𝐩𝐞̈𝐫𝐡𝐚𝐩𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐫𝐫𝐲𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐧𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐞𝐦𝐞, 𝐫𝐞𝐯𝐨𝐥𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐚𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞, 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐫𝐚𝐭 𝐫𝐚𝐣𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐥𝐨𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐮𝐪𝐢𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐝𝐡𝐚, për të cilat Islami nuk mund të merret në përgjegjësi, pasi kjo histori e trishtë më së miri shpjegon frazën “𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐧 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐮𝐣𝐤” dhe fajtori duhet kërkuar tek ideologjitë që thelbësisht ishin dehumanizuese, jo te një fe e cila për mision ka paqen dhe lumturinë njerëzore. Luftrat janë produkt i marrëzive njerëzore, jo i hyjnisë shembullore.
Prandaj alternativat e monoteizmit janë: 𝐛𝐚𝐫𝐛𝐚𝐫𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐞𝐝𝐨𝐧𝐢𝐳𝐦𝐢, 𝐜̧’𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐨𝐫𝐣𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐞𝐫𝐢𝐚, 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐥𝐨𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐥𝐨𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢, 𝐚𝐧𝐚𝐫𝐤𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐤𝐥𝐥𝐚𝐯𝐞̈𝐫𝐢𝐚. Alternativat e Islamit që janë munduar ta zëvendësojnë besimin dhe drejtësinë hyjnore, kanë qenë historikisht ideologjitë monstruoze, nganjëherë që binin në kundërshtim me njëra-tjetrën por kishin të njëjtin burim, si: 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐳𝐦𝐢, 𝐫𝐚𝐜𝐢𝐳𝐦𝐢, 𝐛𝐨𝐥𝐬𝐡𝐞𝐯𝐢𝐳𝐦𝐢, 𝐩𝐚𝐧𝐬𝐥𝐥𝐚𝐯𝐢𝐳𝐦𝐢, 𝐡𝐞𝐥𝐞𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢, 𝐫𝐨𝐦𝐚𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢, 𝐦𝐚𝐫𝐤𝐬𝐢𝐳𝐦𝐢, 𝐟𝐚𝐬𝐡𝐢𝐳𝐦𝐢, 𝐧𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥-𝐬𝐡𝐨𝐯𝐢𝐧𝐢𝐳𝐦𝐢, 𝐚𝐧𝐭𝐢𝐬𝐞𝐦𝐢𝐭𝐢𝐳𝐦𝐢, 𝐢𝐬𝐥𝐚𝐦𝐨𝐟𝐨𝐛𝐢𝐚, 𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐳𝐦𝐢, 𝐧𝐚𝐳𝐢𝐳𝐦𝐢, 𝐝𝐚𝐫𝐯𝐢𝐧𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥, 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢, 𝐦𝐚𝐭𝐞𝐫𝐢𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 e deri tek perandoritë dhe mbretëritë kriminale dhe pushtuese 2000 vjeçare, me sundimtarë gllabërues të pangopur për pushtet dhe krim, 𝐟𝐚𝐫𝐚𝐨𝐧𝐞̈, 𝐫𝐨𝐦𝐚𝐤𝐞̈, 𝐛𝐢𝐳𝐚𝐧𝐭𝐢𝐧𝐞̈, 𝐦𝐨𝐧𝐠𝐨𝐥𝐞̈, 𝐨𝐬𝐦𝐚𝐧𝐞̈, 𝐛𝐮𝐥𝐥𝐠𝐚𝐫𝐞̈, 𝐬𝐞𝐫𝐛𝐞̈, 𝐫𝐮𝐬𝐞̈, 𝐦𝐚𝐥𝐚𝐳𝐞𝐳𝐞̈, 𝐬𝐩𝐚𝐧𝐣𝐨𝐥𝐥𝐞̈, 𝐡𝐮𝐧𝐠𝐚𝐫𝐞𝐳𝐞̈, 𝐠𝐣𝐞𝐫𝐦𝐚𝐧𝐞̈, 𝐚𝐧𝐠𝐥𝐞𝐳𝐞̈, 𝐟𝐫𝐚𝐧𝐜𝐞𝐳𝐞̈, që shkruajtën një histori me gjak, lot, dhimbje, humbje, shkatërrime e shfarosje.
Sepse të gjitha ideologjitë u bazuan në teori agresive antinjerëzore të cilat kanë relativizuar fajin e kriminelëve që nuk paguan kurrë faturën e krimeve. Ato teori mohuan drejtësinë hyjnore. Dhe tani po mendohet se vetëm përmes “ekuilibrit të forcave” dhe “ekuilibrit të frikës” mund të arrihet stabiliteti dhe paqja në botë! Të shohim sa do të jetë i qëndrueshëm ky princip, por rikthimi i ideologjive, në forma dhe intensitete të modifikuara, duket se është i pashmangshëm. Sepse sistemi i edukimit në botë po dështon në formimin e gjeneratave të reja pa ngarkesa ideologjike, derisa shumë prej tyre po ushqehen me elemente raciste. Gjemba e racizmit nuk do të hiqet as në shekullin XXI.
Nëse dikush ua lavdëron marksizëm-leninizmin apo vetë 𝐋𝐞𝐧𝐢𝐧𝐢𝐧, përmendjani përshkrimet e shkrimtarit rus 𝐌𝐚𝐤𝐬𝐢𝐦 𝐆𝐨𝐫𝐤𝐢 për krimet e tmerrshme antinjerëzore të komunistëve, sipas të cilit, ushtria e 𝐋𝐞𝐧𝐢𝐧𝐢𝐭 në Tombovë kishte kryer mizori duke gozhduar robërit e luftës dhe duke i shikuar vuajtjet e tyre me kënaqësi (një lloj sadizmi të çmendur), i mbyllte njerëzit në hangare të ftohta, i rrihte me kërbac e i kërcënonte me vdekje. 𝐆𝐨𝐫𝐤𝐢 thoshte se ushtarët e 𝐋𝐞𝐧𝐢𝐧𝐢𝐭 ua hapnin stomakun, ua nxirrnin zorrët dhe ua gozhdonin për së gjalli, ku nuk harronin as t’ua rrjepnin lëkurat. Pra, nga uria masive që shkaktonte 𝐋𝐞𝐧𝐢𝐧𝐢, vdiqën 5 milion njerëz nga varfëria. Varfëria dhe mjerimi i shkaktuar ishte instrument i 𝐋𝐞𝐧𝐢𝐧𝐢𝐭 për zhdukjen e besimit jo vetëm në Carin, por edhe në Zotin.[𝟏]
Fjalimi i 𝐋𝐞𝐧𝐢𝐧𝐢𝐭 “I gjithë pushteti sovjetëve”, shtator 1917, ishte gënjeshtër sepse ai pushtetin ia përgatiti vetes dhe oligarkëve të partisë së tij. Pra, ishte fjalim cinik dhe përçmues. Edhe fjalimet e 𝐇𝐢𝐭𝐥𝐞𝐫𝐢𝐭 ishin cinike dhe gënjeshtra.[𝟐]
Edhe 𝐒𝐭𝐚𝐥𝐢𝐧𝐢 në vitin 1928 filloi kolektivizimin e bujqësisë, gjatë të cilit vdiqën me miliona fshatarë.[𝟐] 𝐍𝐢𝐤𝐢𝐭𝐚 𝐊𝐡𝐫𝐮𝐬𝐡𝐨𝐯, lideri që në fjalimin e tij sekret denoncoi 𝐒𝐭𝐚𝐥𝐢𝐧𝐢𝐧, në Kongresin e XX-të të Partisë Komuniste, më 25 shkurt 1956. 𝐊𝐡𝐫𝐮𝐬𝐡𝐨𝐯𝐢 shpartalloi versionin zyrtar të shtetit stalinist. Ai pikturoi një tablo të gjallë të megalomanisë së shfrenuar e brutale, me të cilën 𝐒𝐭𝐚𝐥𝐢𝐧𝐢 në të vërtetë kishte uzurpuar udhëheqjen sovjetike pas vdekjes së 𝐋𝐞𝐧𝐢𝐧𝐢𝐭 dhe pastaj kishte shtrembëruar parimet revolucionare për të krijuar “kultin e individit”. 𝐊𝐡𝐫𝐮𝐬𝐡𝐨𝐯𝐢 përshkroi sesi 𝐒𝐭𝐚𝐥𝐢𝐧𝐢 kishte përqafuar dhunën shtetërore – hakmarrjet, spastrimet e kundërshtarëve, gjyqet farsë, shpërnguljet në masë, ekzekutimet pa gjyq, burgosjet – si një modus vivendi, arsyeja kryesore e të cilave kishte qenë jo të mposhtte kërcënimet e mirëfillta ndaj popullit sovjetik apo ndaj Partisë Komuniste, por vetëm të kënaqte paranojën e despotit.[𝟐]
A keni dëgjuar apo lexuar për popujt e zhdukur? Ka shumë burime që përshkruajnë apo dokumentojnë shkatërrimin dhe zhdukjen e shumë popujve në histori, të cilët edhe pse kishin arritur një nivel qytetërimi, e mbyllën kapitullin e tyre historik në mënyrë tragjike vetëshkatërruese. Me zhdukjen e popujve, u shkatërruan qytete dhe u zhdukën kultura, ikën edhe qytetërimet e tyre, por Zoti solli qytetërime të reja në vend të tyre.
Argumente për popujt e zhdukur gjejmë në gojëdhënat e qytetërimeve të hershme, dokumente historike, hulumtime të gjeologëve dhe gërmime arkeologjike, rrënoja dhe prova gjeografike, dokumente sumeriane dhe asiro-babilonase, rrëfime të popujve tjerë, legjenda dhe mitologji greke, përshkrime indiane, legjenda të Uellsit, legjenda lituaneze, histori tradicionale kineze, Dhjatën e Vjetër, Dhjatën e Re dhe Kuran. Por edhe të dhënat e Muzeut Britanik, hulumtimet e Universitetit të Pensilvanisë, National Geographic, dhe tre arkeologëve të njohur, ai gjerman 𝐖𝐞𝐫𝐧𝐞𝐫 𝐊𝐞𝐥𝐥𝐞𝐫, ai amerikan 𝐍𝐢𝐜𝐡𝐨𝐥𝐚𝐬 𝐂𝐥𝐚𝐩𝐩 dhe ai britanez 𝐋𝐞𝐨𝐧𝐚𝐫𝐝 𝐖𝐨𝐨𝐥𝐥𝐞𝐲, na sjellin shumë fakte konfirmuese. Libri dokumentues “𝐏𝐨𝐩𝐮𝐣𝐭 𝐞 𝐳𝐡𝐝𝐮𝐤𝐮𝐫” i autorit 𝐇𝐚𝐫𝐮𝐧 𝐉𝐚𝐡𝐣𝐚, të cilit i referohem tek çështja e popujve të zhdukur, është ndër përmbledhjet më autentike që përfshin gjithë këtë histori. Kjo përgjigje do të mjaftonte për ata historianë që gënjejnë se nuk ka të evidenca historike për ekzistimin e profetëve të tjerë përveç 𝐌𝐮𝐡𝐚𝐦𝐞𝐝𝐢𝐭.
Siç thotë 𝐉𝐚𝐡𝐣𝐚, një numër i madh i rasteve të shkatërrimit të popujve, disa prej të cilave janë përmendur në Kuran, janë konfirmuar nga kërkimet arkeologjike të bëra kohët e fundit. Studimet arkeologjike, gjeologjike dhe historike tregojnë se këto ngjarje kanë ndodhur me të vërtetë siç janë treguar në Kuran.[𝟑]
Populli i 𝐍𝐮𝐡𝐮𝐭, 𝐈𝐛𝐫𝐚𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝐋𝐮𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐝𝐢𝐭, 𝐓𝐡𝐞𝐦𝐮𝐝𝐢𝐭, 𝐌𝐞𝐝𝐣𝐞𝐧𝐢𝐭, 𝐅𝐚𝐫𝐚𝐨𝐧𝐢𝐭, 𝐒𝐞𝐛𝐞𝐢𝐭 janë vula historike e drejtësisë hyjnore. Sepse këta popuj bashkë me sunduesit e tyre mohuan dhe përgënjeshtruan profetësitë dhe mesazhet hyjnore të Zotit. U ndëshkuan për shkak të arrogancës, kryeneçësisë, rrebelimit, absolutizmit, totalitarizmit, diktaturës, mizorive, krimeve, çrregullimeve morale, shtypjes së njerëzve, skllavërisë, mjeteve dehumanizuese, turmave të egërsuara e të tërbuara, sunduesve tiranë, despotë e paranojakë që hyjnizuan veten dhe ndihmoheshin nga magjitë, kundërshtuan fjalët e shpallura nga Zoti i qiejve dhe i tokës dhe u treguan mosmirënjohës ndaj Tij, luftuan dhe eliminuan besimtarët që iknin nga idhujtaria drejt besimit monoteist, dhe kështu pllakosën një padrejtësi dhe mjerim të thellë ndër shekuj.
Biografitë e tiranëve do të mbeten leksioni më i mirë nga historia që u është ndonjëherë njerëzimit. Kriminelët që sunduan nuk arritën ta kuptojnë se Zoti ka shpallur një ligj që do t’i ndëshkojë për shkak të mendjemadhësisë. Historia nuk njeh një sundimtar mendjemadh që nuk e ka pasur fundin tragjik ai ose populli i tij apo që i ka sjellur mirëqenie qytetarëve të vet. Dëshira për pushtet absolut mund ta shndërrojë njeriun në një mumie drithëruese, siç ndodhi me 𝐅𝐚𝐫𝐚𝐨𝐧𝐢𝐧 (𝐑𝐚𝐦𝐬𝐞𝐬𝐢 𝐈𝐈). Vetëm mendojeni fundin e tyre tragjik se si e turpëruan veten për shkak të apetit të madh për pushtet, se si u masakruan apo ikën nga kundërshtarët apo turmat e egërsuara apo rrebeluara, se si ranë diktaturat e tyre përmes revolucioneve të përgjakshme. Kthejeni shikimin pak edhe tek përfundimi i diktatorëve të shek. XX. Të mençurit marrin mësim nga historia, nuk argëtohen me të.
Akuzuan profetët si 𝐍𝐮𝐡𝐮, 𝐈𝐛𝐫𝐚𝐡𝐢𝐦𝐢, 𝐋𝐮𝐭𝐢, 𝐇𝐮𝐝𝐢, 𝐒𝐚𝐥𝐢𝐡𝐮, 𝐒𝐡𝐮𝐣𝐚𝐛𝐢, 𝐒𝐮𝐥𝐞𝐣𝐦𝐚𝐧𝐢, 𝐌𝐮𝐬𝐚𝐢, 𝐈𝐬𝐚𝐢, 𝐌𝐮𝐡𝐚𝐦𝐞𝐝𝐢 se ishin anarkistë, me motive politike, se luftonin për privilegje, reputacion e pushtet, se luftonin për një ridisejnim të rendit politik, kulturor, fetar e shoqëror të cilat përmbytin dinastitë, mbretëritë apo perandoritë e tyre të ngritura, se janë gënjeshtarë dhe po bëjnë propagandë për shpëlarje të trurit, se duan ta rrënojnë trashëgiminë e tyre dhe besimin politeist të të parëve në shumë zota – fenë e stërgjyshërve, dhe mbi këto akuza armiqësore legjitimuan përndjekjet, sulmet, demonizimet dhe vrasjet e profetëve dhe besimtarëve të tyre.
Përgjigjja hyjnore pas paralajmërimeve të shpërfillura ishte katastrofa natyrore, përmbytje me ujë, qytete të kthyera përmbys, tërmete, shpërthime vullkanike dhe llava, çarje të tokës, trupa njerëzish të ngurtësuar, mbytje në det, ndërtesa dhe piramida të gëlltitura e të varrosura nën rërë nga stuhi rëre, zhdukje të përnjëhershme përmes britmës shkatërruese, furtuna dhe erëra të furishme, thatësira, shkatërrim të burimeve bujqësore e forcave ekonomike, toka të begatshme të kthyera në xhungël dhe gërmadha, të gjitha të konfirmuara në Kuran. Por si duket shoqëritë dhe qytetërimet moderne nuk kanë marrë mjaftueshëm mësim nga historia.
Armiku kryesor i njeriut është ideologjia të cilën vetë njeriu e ka prodhuar. Kur kjo ideologji shndërrohet në sistem, aty fillon dehumanizimi i njeriut. Të gjitha tragjeditë njerëzore vijnë nga keqpërdorimi dhe instrumentalizimi i ideologjive përmes pushtetit dhe kontrollit, mashtrimit dhe indoktrinimit, ndërsa fetë janë përdorur vetëm si pretekst “legjitimues” të dhunës. Me të drejtë, 𝐍𝐞𝐬𝐡𝐞𝐭 𝐓𝐨𝐤𝐮, tek “𝐒𝐨𝐜𝐢𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐚 𝐞 𝐈𝐛𝐞̈𝐧 𝐇𝐚𝐥𝐝𝐮𝐧𝐢𝐭”, thoshte se çdo izëm (ideologji) i shpikur nga njeriu modern është bërë paralele e fesë së shenjtë.[𝟒]
Edhe 𝐙𝐛𝐢𝐠𝐧𝐢𝐞𝐰 𝐁𝐫𝐳𝐞𝐳𝐢𝐧𝐬𝐤𝐢 thoshte se kjo bindje e thellë e njerëzve në këto ideologji shpie në fate të tyre të tmerrshme. Sepse ideologji të tilla përmes indoktrinimit si strategji dhe propagandës si mjet, arrijnë t’ia shpëlajnë trurin turmës, ta dehumanizojnë dhe ta instrumentalizojnë si mjet për realizimin e aspiratave, ku në fund fiton një elitë dominuese, ndërsa turma e verbër bie në mjerim, në një çmoralizim të papërmirësuar, me një sindrom post-traumatik afatgjatë. Padronët e globalizmit sot këtë e quajnë “demokraci”!
Filozofi japonez 𝐓𝐚𝐤𝐞𝐬𝐡𝐢 𝐔𝐦𝐞𝐡𝐚𝐫𝐚 ka sugjeruar se dështimi total i marksizmit… dhe shpërbërja dramatike e Bashkimit Sovjetik, janë vetëm pararendës të kolapsit të liberalizmit perëndimor. Pas marksizmit, liberalizmi do të jetë ideologjia tjetër që do të bjerë.[𝟓] Ndërsa 𝐄𝐧-𝐍𝐞𝐝𝐞𝐮𝐢𝐣 argumenton se Perëndimi nuk e fitoi botën përmes epërsisë së ideve të tij, vlerave ose fesë (në të cilën u konvertuan pak anëtarë të civilizimeve të tjera), mirëpo fitoi përmes epërsisë në aplikimin e dhunës së organizuar. Perëndimorët e harrojnë shpesh këtë fakt; joperëndimorët nuk e harrojnë.[𝟔]
Dhe shikoni sot tendencën në rritje për triumfin e partive të së djathtës ekstreme, një orientim anti-islam dhe kundër emigrantëve në Evropë, që lufton për një homogjenitet kulturor dhe kërcënon seriozisht të përmbysë diversitetin kulturor.
Kthehemi pak tek librat e rrezikshëm, frymëzimin famëkeq të librave të dëmshëm ideologjikë, për të parë se çfarë kanë prodhuar në histori:
“𝐋𝐮𝐟𝐭𝐚 𝐢𝐦𝐞”, i 𝐀𝐝𝐨𝐥𝐟 𝐇𝐢𝐭𝐥𝐞𝐫𝐢𝐭 (1925), libër që favorizoi racizmin, eugjenizmin dhe shfarosjen e jogjermanëve;
“𝐏𝐫𝐢𝐧𝐜𝐢” i 𝐍𝐢𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐚𝐯𝐞𝐥𝐢 (1532) shërben si frymëzim për shumë udhëheqës tiranë dhe politikanë të korruptuar;
“𝐌𝐚𝐧𝐢𝐟𝐞𝐬𝐭𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞”, nga 𝐊𝐚𝐫𝐥 𝐌𝐚𝐫𝐱 dhe 𝐅𝐫𝐢𝐞𝐝𝐫𝐢𝐜𝐡 𝐄𝐧𝐠𝐞𝐥𝐬 (1848) frymëzoi instalimin e regjimeve më brutale në historinë e njerëzimit.[𝟏]
“𝐔𝐭𝐨𝐩𝐢𝐚” nga 𝐓𝐡𝐨𝐦𝐚𝐬 𝐌𝐨𝐫𝐞 (1516), ishte ndër librat e parë që formuan koncepte fashiste, totalitare dhe autoritare.[𝟒]
“𝐎𝐫𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐥𝐥𝐨𝐣𝐞𝐯𝐞” nga 𝐂𝐡𝐚𝐫𝐥𝐞𝐬 𝐃𝐚𝐫𝐰𝐢𝐧 (1859), frymëzoi shumë ideologji dhe diktatorë në “legjitimimin shkencor” të shumë gjenocideve dhe krimeve me argumentin “mbijetesa e më të fortit – lufta e racave superiore kundrejt atyre inferiore”.[𝟕]
Totalitarizmi nazifashist dhe ai bolshevik, si dy mostrat kryesore të asaj përplasjeje të Luftës së Dytë Botërore, sipas studiuesit 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐧𝐢𝐪𝐢, ishin produkt i okultizmit dhe i ateizmit, e kurrsesi i besimit monoteist. Lufta e Parë Botërore erdhi si pasojë e rritjes së imperializmit dhe nacionalizmit dhe e përplasjes së tyre në ambiciet për ta shkatërruar kundërshtarin. Luftërat Ballkanike po ashtu ndodhën për shkak të konspiracionit të shteteve ballkanike ndaj Perandorisë Osmane, ndërsa në prapavijë ka qenë nxitja e shteteve të mëdha imperialiste, si Rusia, për zgjerimin e dominimit pansllavist në Ballkan dhe në Evropë.[𝟖] Islami dhe muslimanët nuk i provokuan as frymëzuan fatkeqësitë më të mëdha të historisë së njerëzimit, ideologjitë shkatërrimtare, që nga barbaritë e antikitetit dhe të Mesjetës (kryqëzatat dhe inkuizicioni), por as tragjeditë e kohëve të reja (holokausti, fashizmi, nacionalsocializmi, shovinizmi, komunizmi). Asnjëra s’kanë qenë të ndikuara nga Islami.[𝟖] Por duke akuzuar pa fakte dhe dëshmi historike e sociologjike, ata synojnë demonizimin e Islamit sepse në të vërtetë dëmet më mëdha Islamit i kanë sjellë makineria propagandistike e politikës, e mediave, e kinematografisë dhe e komunitetit të shkencëtarëve demagogë.
Edhe letërsia di të shndërrohet në blasfemi dhe shpëlarje të trurit, apo të ngatërrohet me elemente të dogmës zyrtare kristiane-romane, siç kemi shembullin e 𝐏𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐁𝐨𝐠𝐝𝐚𝐧𝐢𝐭 me veprën e tij “Ç𝐞𝐭𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐭𝐞̈𝐯𝐞” (“Ceneus prophetarum”) ose vepra “𝐏𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦𝐞𝐭 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞” të 𝐌𝐞𝐡𝐝𝐢 𝐅𝐫𝐚𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐢𝐭. 𝐁𝐨𝐠𝐝𝐚𝐧𝐢 si një prift i krishterë dhe ideolog shqiptar, nuk është se i ka bërë nder kombit dhe lexuesit shqiptar me këtë vepër me të cilën është munduar ta anatemojë Islamin. Mjafton të lexohet teksti “Cuneus prophetarum i Pjetër Bogdanit: Vepra dhe konteksti i saj fetar” nga ligjërata inauguruese e studiuesit dhe historianit britanez 𝐍𝐨𝐞𝐥 𝐌𝐚𝐥𝐜𝐨𝐥𝐦, të mbajtur më 20 mars 2006, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si anëtar i saj i jashtëm.
“Edhe pse nuk ka ndonjë trajtim sistematik të kësaj çështjeje, ka pasuse të shpërndara në punim në të cilat 𝐁𝐨𝐠𝐝𝐚𝐧𝐢 jep komente negative për doktrinën islamike dhe për vetë Profetin 𝐌𝐮𝐡𝐚𝐦𝐞𝐝. Komentimet e bëra për Islamizmin në “𝐂𝐮𝐧𝐞𝐮𝐬 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐡𝐞𝐭𝐚𝐫𝐮𝐦” gjithsesi sugjerojnë që 𝐁𝐨𝐠𝐝𝐚𝐧𝐢 asnjëherë nuk e kishte lexuar Kuranin. Njohja e tij e tërësishme e Islamizmit, në të vërtetë, duket të ketë qenë mjaft e turbullt, dhe kjo në dukje ishte e përftuar nga një kombinim i burimeve të shtypura, të shkruara nga teologët e krishterë dhe i informatave gojore nga informatorët lokalë, disa nga të cilët i kishte kuptuar gabimisht. Gabimi i tij më themelor, pohimi që muslimanët “e adhurojnë” 𝐌𝐮𝐡𝐚𝐦𝐞𝐝𝐢𝐧, ishte natyrisht një gabim i përbashkët për të gjithë shkrimtarët e krishterë të kohës. Argumenti i tij ishte detyrimisht anti-islamik, meqë, si një i krishterë, ai e mohonte që 𝐌𝐮𝐡𝐚𝐦𝐞𝐝𝐢 ishte profeti i vërtetë”, thoshte ndër të tjera 𝐌𝐚𝐥𝐜𝐨𝐥𝐦.[𝟗]
Edhe shumë vepra tjera të ideologëve të njohur kanë përmbajtje fetare krishtere që tingllojnë si pamflete krishtere, si veprat e 𝐏𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐁𝐮𝐝𝐢𝐭 apo “𝐌𝐞𝐬𝐡𝐚𝐫𝐢” i 𝐆𝐣𝐨𝐧 𝐁𝐨𝐳𝐮𝐤𝐮𝐭, që sipas Ç𝐚𝐛𝐞𝐣𝐭 ishte një përkthim, ndërthurje nga latinishtja, italishtja dhe serbo-kroatishtja.
Por 𝐌𝐞𝐡𝐝𝐢 𝐅𝐫𝐚𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐢 sipas studiuesit 𝐌𝐢𝐥𝐚𝐳𝐢𝐦 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐧𝐢𝐪𝐢, është njëri nga falsifikuesit e mëdhenj shqiptarë lidhur me natyrën e Islamit. Ai në veprën “𝐏𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦𝐞𝐭 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞”, përpiqet ta mohojë natyrën hyjnore të Kuranit dhe ta paraqet fenë islame si vepër të Muhamedit.[𝟏𝟎]
Por kur muslimanët akuzohen se janë armiq të librave dhe djegin libra, faktet na tregojnë se autorë të këtij gjenocidi kulturor ndaj librave janë jomuslimanët. Ka krime më të këqija se djegia e librave, një prej tyre është të mos i lexosh ato – thoshte 𝐉𝐨𝐬𝐞𝐩𝐡 𝐁𝐫𝐨𝐝𝐬𝐤𝐲. Pra, nëse në Mesjetë mendimtarët dhe dijetarët digjeshin në turra të druve, djegja e librave si praktikë e kishës mesjetare më vonë nuk është mëkat më i madh se mos leximi i tyre. Por unë them që mungesa e kritikës dhe aftësisë kulturore ndaj librave “të rrezikshëm” është problem më serioz dhe kjo çon në djegje apo asgjësim të tyre. Por a janë muslimanët armiq të librave dhe të qytetërimit? A fillon djegja e librave prej muslimanëve?
Në fakt, djegja e librave cilësohet gjenocid kulturor. Kur mongolët e 𝐆𝐞𝐧𝐠𝐡𝐢𝐬 𝐊𝐡𝐚𝐧𝐢𝐭, në periudhën 200 vjeçare të pushtetit brutal me dëme të pariparueshme ndaj kulturës dhe qytetërimit islam, shkatërruan Shtëpinë e Urtësisë “House of Wisdom” në Bagdad, gjatë pushtimit më 1258, morën librat e Bibliotekës së Bagdadit dhe i hodhën në lumin Tigris, me ç’rast uji i lumit ndryshoi ngjyrën.[𝟏𝟏]
Po kështu nazistët dogjën librat e autorëve hebrenjë, liberalë, të majtë etj., më 10 maj të vitit 1933. Në fakt, në këtë datë “simbolike” ogurzezë, u mblodhën studentët universitarë të krahut të djathtë nga “German Student Association”, nën idenë e promovimit të kulturës “ariane”, për të “pastruar” Gjermaninë, me një aksion kundër “shpirtit jogjerman”. Djegja e librave ndodhi në 34 qytete universitare gjermane. U dogjën rreth 25.000 vëllime librash “jogjermanë”. Në Berlin u mblodhën 40,000 persona për të dëgjuar ministrin e propagandës naziste, 𝐉𝐨𝐬𝐞𝐩𝐡 𝐆𝐨𝐞𝐛𝐛𝐞𝐥𝐬, i cili urdhëroi djegjen e librave të 𝐇𝐞𝐢𝐧𝐫𝐢𝐜𝐡 𝐌𝐚𝐧𝐧, 𝐄𝐫𝐧𝐬𝐭 𝐆𝐥ä𝐬𝐞𝐫, 𝐄𝐫𝐢𝐜𝐡 𝐊ä𝐬𝐭𝐧𝐞𝐫, 𝐄𝐫𝐧𝐞𝐬𝐭 𝐇𝐞𝐦𝐢𝐧𝐠𝐰𝐚𝐲, 𝐀𝐥𝐛𝐞𝐫𝐭 𝐄𝐢𝐧𝐬𝐭𝐞𝐢𝐧, 𝐊𝐚𝐫𝐥 𝐌𝐚𝐫𝐱 etj. Pastaj regjimi nazist bastisi libraritë, bibliotekat dhe magazinat e botuesve për të konfiskuar “materialet e rrezikshme” ose “jogjermane”.[𝟏𝟐]
Shumë kohë para këtij aksioni, në disa pjesë të Gjermanisë, me urdhër të Papës, është djegur edhe Bibla e përkthyer në gjermanisht nga 𝐌𝐚𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐋𝐮𝐭𝐞𝐫𝐢, më 1534. Dhe jo vetëm Biblën, por Papa urdhëroi djegjen e të gjitha librave të tij.[𝟏𝟑] Në një rast tjetër, vetëm në tregjet e Grenadës sipas urdhërit të kardinalit Shimter janë djegur 80.000 libra.
Librat u dogjën edhe gjatë Revolucionit Kulturor në Kinën e 𝐌𝐚𝐨𝐬. Madje, në një shkollë rurale në një zonë të Kinës, janë “spastruar” apo “asgjësuar” edhe romanet e njohura “𝟏𝟗𝟖𝟒” dhe “𝐅𝐞𝐫𝐦𝐚 𝐞 𝐊𝐚𝐟𝐬𝐡𝐞̈𝐯𝐞” të 𝐆𝐞𝐨𝐫𝐠𝐞 𝐎𝐫𝐰𝐞𝐥𝐥.[𝟏𝟒] Një mendje inteligjente e kupton shumë lehtë pse një mendje ideologjike komuniste nuk lejon të lexohet një kritikë ndaj autoritarizmit.
𝐉𝐨𝐫𝐠𝐞 𝐋𝐮𝐢𝐬 𝐁𝐨𝐫𝐠𝐞𝐬, te “𝐌𝐮𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐚𝐭”, tregon se si njeriu i cili urdhëroi ndërtimin e murit pothuajse të pafund të Kinës, ishte perandori i parë, 𝐒𝐡𝐢𝐡 𝐇𝐮𝐚𝐧𝐠 𝐓𝐢, i cili po ashtu dekretoi që të gjithë librat para kohës së tij të digjeshin. Ata të cilët fshihnin librat, damkoseshin me një hekur të kuq dhe të nxehtë dhe dënoheshin me punë krahu në ndërtimin e murit mizor deri në ditën e vdekjes së tyre. 𝐁𝐨𝐫𝐠𝐞𝐬𝐢, me stilin e tij letrar, thotë se ndoshta muri ishte një metaforë, ndoshta 𝐒𝐡𝐢𝐡 𝐇𝐮𝐚𝐧𝐠 𝐓𝐢 dëshironte t’i dënonte ata që adhuronin të kaluarën me një punë e cila ishte aq e pamasë, aq vullgare dhe aq e padobishme sa është edhe vetë e kaluara. Ndërsa themeluesi i Republikës së sotme Popullore të Kinës, 𝐌𝐚𝐨 𝐙𝐞𝐝𝐨𝐧𝐠, është shprehur se perandori i parë varrosi vetëm 460 dijetarë të gjallë, ndërsa ne kemi varrosur 46,000. Kur shtypëm kundërrevolucionarët, a nuk vramë edhe disa intelektualë kundërrevolucionarë? Dikur kam debatuar me njerëz në Partitë Demokratike: Ju na akuzoni se sillemi si Perandori i Parë, por e keni gabim; ne e kemi tejkaluar atë 100 herë![𝟏𝟓]
Talebanët në Afganistan, pas tërheqjes së amerikanëve, poashtu dogjën dhe shkatërruan libra.[𝟏𝟔]
Ndërsa më 25 gusht 1992, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Bosnjë-Hercegovinës në Sarajevë, u bombardua dhe u shkatërrua nga nacionalistët serbë. Pothuajse e gjithë përmbajtja e bibliotekës u shkatërrua, duke përfshirë më shumë se 1.5 milion libra, gazeta e revista. Serbët snajperistë vrisnin edhe zjarrëfikësit që përpiqeshin të shuanin zjarrin e bibliotekës. Madje njihet 𝐀𝐢𝐝𝐚 𝐁𝐮𝐭𝐮𝐫𝐨𝐯𝐢𝐜, 32-vjeçare, si një grua e guximshme, bibliotekarja që u vra në përpjekje për të ruajtur disa dorëshkrime të rralla.[𝟏𝟕]
Më 6 prill 1941, gjatë Luftës së Dytë Botërore, aeroplanët bombardues gjermanë nën urdhrat e Gjermanisë naziste shënjestruan në mënyrë specifike Bibliotekën Kombëtare të Serbisë në Beograd. Një koleksion librash prej gjysmë milioni vëllimesh, të gjitha botimet periodike, koleksioni i 1,424 dorëshkrimeve dhe kartave cirilike nga shekulli i XII-të deri në shekullin e XVII-të, koleksioni hartografik dhe grafik, libra të vjetër të shtypur, si dhe materiale unike arkivore nga periudha osmane, dhe u shkatërruan i gjithë letërkëmbimi dhe bibliotekat e figurave të rëndësishme të historisë kulturore dhe politike të Serbisë dhe Jugosllavisë.[𝟏𝟖]
Edhe në luftën aktuale Rusi-Ukrainë kemi shembuj të gjenocidit kulturor mbi librat. Në Mariupol, rusët dogjën të gjitha librat nga biblioteka e kishës Petro Mohyla dhe hodhën libra nga koleksionet e bibliotekave të Universitetit Teknik Shtetëror Pryazovskyi.[𝟏𝟗] Ndërsa në vitin 2023, qeveria ukrainase hoqi 19 milionë libra të epokës ruse dhe sovjetike nga bibliotekat e saj.[𝟐𝟎]
Ashtu si djegja e librave, edhe mbyllja e gazetave është po një krim i madh, siç ndodhi me gazetën prestigjioze e të papërsëritshme në historinë shqiptare “Rilindja’’. Madje dokumentacionin e saj e shkatërroi po vetë OSBE-ja duke treguar se misioni i tyre kishte edhe elemente kulturocidi.
Pra, kush dogji libra, kush shkaktoi kulturocid, kush i mbyti dhe ekskomunikoi autorët dhe dijetarët? Po u sjelli një shembull të ri. Kthesë jetësore e 𝐒𝐞𝐣𝐣𝐢𝐝 𝐊𝐮𝐭𝐮𝐛𝐢𝐭 ishte viti 1949, kur ishte student në Nju Jork. Një ditë prej ditësh, duke u kthyer në banesën e tij dëgjoi rënien e këmbanave kishtare në një kohë jo të zakonshme. Më pas ishte informuar se ato këmbana në të njëjtën kohë kishin rënë edhe në Francë, Gjermani, Angli, Spanjë etj. Është çuditur se përse kanë rënë ato këmbana në kohë të pakohë. Më pas është informuar se të gjitha kishat janë organizuar ta shënojnë solemnisht vrasjen e dijetarit dhe strategut të madh islam nga Egjipti, 𝐇𝐚𝐬𝐚𝐧 𝐞𝐥-𝐁𝐞𝐧𝐚 (lindur më 1906) më 12 shkurt 1949 në Kajro. Për këtë kur pyetej 𝐒𝐞𝐣𝐣𝐢𝐝 𝐊𝐮𝐭𝐮𝐛 se kur kishte lindur, thoshte më 1951, pra atëherë kur iu bashkangjit hapur forcës “El Ihvanu-l-muslimin” (Vëllezërit Muslimanë). Ai u ekzekutua në litar më 29 gusht 1966 me urdhër të 𝐗𝐡𝐚𝐦𝐚𝐥 𝐀𝐛𝐝𝐮𝐥 𝐍𝐚𝐬𝐞𝐫𝐢𝐭, me direktiva të Moskës. Trupi i tij u zhdukë. Ndaj edhe sot e kësaj dite askush nuk e di se ku është varrosur ai. Shkroi në burg librin “𝐍𝐞̈𝐧 𝐡𝐢𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐊𝐮𝐫𝐚𝐧𝐢𝐭” dhe “𝐒𝐡𝐞𝐧𝐣𝐚𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞̈”. U var pra ai që i vuri shenjat në rrugë. E varën ata që duan të shkojnë rrugës pa shenja, ata që nuk i duan shenjat në rrugë.[𝟏]
Ka qarkulluar një legjendë e lashtë urbane që akuzonte kalifin e njohur të muslimanëve, 𝐎𝐦𝐞𝐫 𝐢𝐛𝐧𝐮𝐥-𝐇𝐚𝐭𝐭𝐚𝐛, i cili përmes sahabiut të njohur 𝐀𝐦𝐫 𝐛𝐢𝐧 𝐚𝐥-‘𝐀𝐚𝐬, urdhëroi shkatërrimin dhe djegjen e Bibliotekës së Aleksandrisë. Në të vërtetë, atë e dogjën romakët e Perandorisë Romake. Dhe argumentin më të qëndrueshëm e jep 𝐀𝐥𝐥𝐚𝐦𝐚𝐡 𝐒𝐡𝐢𝐛𝐥𝐢 𝐍𝐨𝐦𝐚𝐧𝐢, një studiues musliman indian, i cili ishte gjallë kur mbretëresha Viktoria sundoi si perandoreshë e Indisë, në studimin e tij demantues të vitit 1893, “𝐀𝐧 𝐄𝐧𝐪𝐮𝐢𝐫𝐲 𝐢𝐧𝐭𝐨 𝐭𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐬𝐭𝐫𝐮𝐜𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐨𝐟 𝐭𝐡𝐞 𝐀𝐧𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭 𝐀𝐥𝐞𝐱𝐚𝐧𝐝𝐫𝐢𝐚𝐧 𝐋𝐢𝐛𝐫𝐚𝐫𝐲”. Ky libër fillimisht ishte shkruar në urdu, ndërsa në vitin 1900 u përkthye në anglisht.[𝟐𝟏] Natyrisht Aleksandria ishte një qendër e rëndësishme intelektuale dhe kulturore e botës antike sipas 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐞𝐞𝐥 𝐍𝐚𝐤𝐡𝐮𝐝𝐚, i cili në artikullin e njohur “Did Caliph Umar burn the Great Library of Alexandria?” shpjegon se ajo dikur ishte gjithashtu shtëpia e Bibliotekës së Madhe të Aleksandrisë, një nga bibliotekat më të mëdha dhe më domethënëse të kohës, shtëpi e mijëra dorëshkrimeve që përmbante vepra nga mendimtarë dhe shkrimtarë të shquar. Por ky akt barbar asnjëherë nuk u dëshmua se u krye nga muslimanët. 𝐍𝐨𝐦𝐚𝐧𝐢 renditë një numër historish autentike dhe autoritative nga muslimanët dhe arabët, asnjëra prej të cilave nuk e përmend bibliotekën apo edhe djegien e saj. Në punimin e tij, 𝐍𝐨𝐦𝐚𝐧𝐢 pyet pse shkrimtarët orientalistë fajësuan 𝐎𝐦𝐞𝐫𝐢𝐧 për shkatërrimin e bibliotekës dhe pse ata shfaqën kaq shumë simpati për këtë bibliotekë dhe jo për depo të tjera të dijes. “Biblioteka të tjera të mëdha e kanë ndarë këtë fat të supozuar, dhe asnjë zhurmë dhe klithmë nuk është ngritur kurrë. Kush e ka vajtuar shkatërrimin e bibliotekave të Persisë nga Aleksandri i Madh, apo shkatërrimin nga të krishterët e Spanjës, të miliona librave dhe monumenteve të tjera të mësimit të mbledhura gjatë shekujve të gjatë nga muslimanët? Kujt i detyrohet atëherë kjo simpati e veçantë për Bibliotekën Aleksandriane?”, shkruan ai. Më tej ai thotë se realiteti është se kjo është një legjendë e lashtë urbane që është zhgënjyer në mënyrë të përsëritur nga një mori historianësh dhe akademikësh, duke përfshirë në vitet 1950 nga historiani 𝐁𝐞𝐫𝐧𝐚𝐫𝐝 𝐋𝐞𝐰𝐢𝐬 (1916-2018), i cili ishte i njohur për kritikat e tij ndaj Islamit, shpiku frazën “përplasja e qytetërimeve” dhe është ndoshta më i njohur për debatet e tij letrare me akademikun palestinez 𝐄𝐝𝐮𝐚𝐫𝐝 𝐒𝐚𝐢𝐝.[𝟐𝟐]
Si përfundim, aty ku shoqëria shndërrohet në turmë; aty ku vetëdija institucionale shndërrohet në kultin e liderit; aty ku të drejtat e njeriut shndërrohen në të drejtat e liderit suprem; aty ku ligji i të drejtit zëvendësohet me ligjin e të fortit; aty ku udhëheqësi është vetë shteti dhe ku pushteti i tij gllabëron shtetin; aty ku masa kritike shkrihet dhe absorbohet nga grykësia dhe aspirata absolute e një lideri që s’i jep përgjegjësi askujt; aty nuk zbatohen mësimet humane të feve monoteiste dhe keqinterpretimet e tyre çojnë në ekstremizëm të dhunshëm dhe luftra fetare; aty ku nuk funksionon drejtësia hyjnore e Zotit dhe ekuilibri i forcave që ruajnë integritetin e secilit qytetërim, shtet, shoqëri apo kulturë; aty ku njerëzit nuk janë të lumtur me atë që kanë, por duan resurse të paligjshme përmes eksploatimit dhe kolonizimit…; në një realitet të tillë historik e sociologjik, luftrat dhe tragjeditë ishin të pashmangshme.
Nuk ishte faji historik i Islamit, as faji hyjnor i Zotit. Ishte problem thelbësisht ideologjik i ideologjive që nuk i njohën të drejtat e njerëzve, popujve e kulturave si të drejta që nuk varen nga disponimi apo fryma dominuese, por mendjelehtët këtë nuk e kuptojnë.
𝐑𝐞𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚:
[𝟏] Jakup Asipi, PËR DITURINË, Vllaznia, Kumanovë, 2012;
[𝟐] Botimet IDK, FJALIMET QË NDRYSHUAN BOTËN, Me parathënie nga Simon Sebag Montefiore, Tiranë, 2010;
[𝟑] Harun Jahja, Popujt e zhdukur, Dielli I.C., Stamboll, 2002;
[𝟒] Neshet Toku, Sociologjia e Ibën Haldunit, Logos-A, Shkup, 2006;
[𝟓] Takeshi Umehara, “Ancient Japan Shows Post-Modernism the Way”, New Perspectives Quarterly, 2009, nr. 9;
[𝟔] Ebu Hasen En-Nedeuij, Çfarë humbi bota me dobësimin e muslimanëve, ALSAR, 2020;
[𝟕] Harun Jahja, Fatkeqësitë që solli darvinizmi për njerëzimin, Furkan-ISM, Shkup, 2003;
[𝟖] Milazim Krasniqi, Islami i keqkuptuar dhe fatkeqësia botërore, Zëri Ynë, 2007, Prishtinë;
[𝟗] Noel Malcolm, ligjëratë inauguruese “Cuneus prophetarum i Pjetër Bogdanit: Vepra dhe konteksti i saj fetar”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë, 20 mars 2006.
[𝟏𝟎] Milazim Krasniqi, Nacionalizmi shqiptar, Logos-A, Shkup, 2017;
[𝟏𝟏] Brian Turner, Baghdad After The Storm, National Geographic, 220.1 (2011);
[𝟏𝟐] United States Holocaust Memorial Museum, “Book Burning”, Holocaust Encyclopedia, 2024, https://encyclopedia.ushmm.org/content/en/article/book-burning
[𝟏𝟑] Awesome Stories, “LUTHER’S TRANSLATIONS ARE BURNED”, https://www.awesomestories.com/pdf/make/138218#:~:text=Luther’s%20Bible%20was%20the%20first,and%20was%20burned%20in%201624
[𝟏𝟒] Huizhong Wu, “In echo of Mao era, China’s schools in book-cleansing drive”, Reuters, 2020, https://www.reuters.com/article/world/in-echo-of-mao-era-chinas-schools-in-book-cleansing-drive-idUSKBN24A1RJ/
[𝟏𝟓] Geremie R Barmé, “Burn the books, bury the scholars!”, Lowy Institute, 2017, https://www.lowyinstitute.org/the-interpreter/burn-books-bury-scholars
[𝟏𝟔] Fereshta Abbasi, “In Afghanistan, Burning Our Past to Protect Our Future”, Human Rights Watch, 2022, https://www.hrw.org/news/2022/03/01/afghanistan-burning-our-past-protect-our-future
[𝟏𝟕] Dan Sheehan, “30 years ago tonight, Sarajevo’s National Library was burned to the ground”, Literary Hub, 2022, https://lithub.com/30-years-ago-tonight-sarajevos-national-library-was-burned-to-the-ground/
[𝟏𝟖] CENL, “National Library of Serbia Commemorates Day of Remembrance”, 2024, https://www.cenl.org/national-library-of-serbia-commemorates-day-of-remembrance/
[𝟏𝟗] Holodomor Museum, “In Mariupol, the occupiers burned all the books from the library of the church of Petro Mohyla”, 2022, https://holodomormuseum.org.ua/en/news/in-mariupol-the-occupiers-burned-all-the-books-from-the-library-of-the-church-of-petro-mohyla/
[𝟐𝟎] Lidia Kelly, “Ukraine withdraws 19 million Russian, Soviet-era books from libraries”, Reuters, 2023, https://www.reuters.com/world/europe/ukraine-withdraws-19-mln-russian-soviet-era-books-libraries-2023-02-07/
[𝟐𝟏] Allamah Shibli Nomani, An enquiry into the destruction of the ancient Alexandrian Library, 1893, https://ia800206.us.archive.org/22/items/enquiryintodestr00shib/enquiryintodestr00shib.pdf
[𝟐𝟐] Ismaeel Nakhuda, “Did Caliph ‘Umar burn the Great Library of Alexandria?”, Basair, 2019, https://www.basair.net/did-caliph-umar-burn-the-great-library-of-alexandria/