Kosova ka hyrë në fazën e zgjedhjeve të parakohshme për të katërtën herë që pas shpalljes së pavarësisë.Brenda 11 viteve, asnjë nga qeveritë e Kosovës nuk ka arritur të përfundojë mandatin në mënyrë të rregullt. Në këtë periudhë, dy mocione të mosbesimit, një dorëheqje presidenciale dhe një e kryeministrit kanë dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme. Në këtë pikëpamje, pavarësisht faktorëve që kanë nxitur mocionet e mosbesimit dhe dorëheqjet e dy liderëve institucional, zgjedhjet e parakohshme kanëshërbyer si alternativë e vetme për zgjidhjen e krizave politike në vend.
Krizat politike kanë dominuar jetën politike në këto 20 vitet e fundit. Burimii tyre e ka bazën në procesin e tranzicionit të shtet-themelimit dhe shtet-ndërtimit. Proces ky që duket nuk ka përfunduar ende. Sot, Kosova ballafaqohet me probleme serioze politike, ekonomike dhe sociale.Mungesa e strategjive dhe vendimmarrjeve institucionale për çështje vitale, sistemi i dobët i gjyqësorit, cilësia e dobët në arsim dhe shëndetësi, krimi i organizuar dhe korrupsioni e kanë shndërruar Kosovën në arenë të krizave të brendshme por edhe me ndikim negativ në politikën e jashtme të saj. Në këtë rrjedhë, qeveria e ardhshme e Kosovës do të ketë në tavolinë një grumbull sfidash të trashëguara, të cilat asnjëherë nuk janë tejkaluar në mandatet e kaluara qeveritare.
Filluar nga politika e jashtme, Republika e Kosovës ende nuk ka arritur njohje të plotë ndërkombëtare, vazhdon të mos ketë ulëse në OKB, dhe vazhdon të ballafaqohet me një fushatë “të angazhimit të plotë” të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës. Pajtimi dhe fqinjësia e mirë janë një nga obligimet ndërkombëtare që Kosova duhet të respektojë. Nën këtë obligim, procesi i bisedimeve me Serbinë është një nga problemet e trashëguara për qeverinë e re. Deri më sot, Kosova dhe Serbia kanë nëshkruar 33 marrëveshje dypalëshe. Mirëpo, asnjë nga marrëveshjet nuk është zbatuar plotësisht apo aspak, kryesisht nga pala serbe.
Qeverie e re duhet të insistoj në zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Përndryshe, marrëveshja finale nuk do të kishte kuptim. Sot, Republika e Kosovës dhe e Serbisë gjenden nën presion ndërkombëtarë për të arritur një marrëveshje finale ndërmjet tyre. Një marrëveshje që do të përmbyllte procesin e dhunshëm të shpërbërjes së Jugosllavisë. Ky presion ndërkombëtarë dhe përmbajtja e supozuar e marrëveshjes kanë ngritur dilema të mëdha si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Në një mënyrë edhe kanë thelluar mosmarrëveshjet politike brenda dy vendeve, duke nxjerr në pah mungesën e unitetit dhe vullnetit politik në dy nivele; nivel të brendshëm politik dhe nivel të përgjithshëm institucional.
Pavarësisht dëshirave apo hezitimevepër të arritur këtë marrëveshje, presioni ndërkombëtar është duke u shtuar. Kjo vërehet me vizitat e shpeshta të zyrtarëve amerikan dhe të Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Beograd. Në parashikime të ndryshme, mendohet që kjo marrëveshje do të arrihet në fund të pranverës së vitit 2020. Mirëpo, nyja e cila do të zgjidhë problemin e ngecjes së dialogut është taksa 100 përqind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Qeveria e re e Kosovës do ta ketë sfidën kryesore këtë çështje. Ajo do të përballet me presion të brendshëm politik për mos ta hequr taksën, ku shpesh interpretohet edhe si vullnet popullor dhe akt patriotik. Dy atribute që janë tejet të rëndësishme për politikën në Kosovë, dhe janëdy nga elementet që të mundësojnë fitoren politike nëse i proklamon si duhet.
Liberalizimi i vizave do të jetë një nga çështjet e para që qeveria në ardhje duhet të merret. Nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova është vendi i vetëm ku qytetarët e së cilës nuk kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Evropian. Kosova kishte humbur momentumin për të marrë liberalizimin e vizave në pako me Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën në vitin 2016. Mirëpo, për shkak të mos ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi atë kohë, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ishte votuar në institucionet e Bashkimit Evropian. Nëse qeveria e re e Kosovës do të hezitonte të hiqte taksën ndaj Serbisë, frika qëndron që Bashkimi Evropian mund të vë si kusht heqjen e taksës për liberalizim të vizave.
Në tërësi, në sfidat e politikës së jashtme, qeveria e re e Kosovës do të ketë përballë proceset e antarësimit në organizata ndërkombëtare, dhe rritjen e njohjeve së pavarësisë së Kosovës. Kosova tashmë ka dështuar në antarësimin në UNESCO dhe Interpol. Në anën tjetër, sfidë është edhe antarësimi në Këshillin e Evropës si dhe i tërë procesi procedural politik drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë vazhdë, duke mos harruar edhe pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është më shumë i ndërlidhur me zhvillimet e brendshme se sa ato të politikës së jashtme të Kosovës. Këtu përfshihen dy marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian; “Marrëveshjen për Stabilizim Asociim” (MSA) dhe “Agjendën për Reformë Evropiane” (ERA) ku kjo e fundit mund të konsiderohet si një marrëveshje lehtësuese dhe përshpejtësuese për përmbushjen e kritereve të MSA-së.
Sfidat e qeverisë në ardhje duken pothujse të panumërta. Brenda Kosovës, sfidën e parë qeveria do ta ketë me vetveten. Numri i madh i ministrive, i posteve zyrtare brenda ministrive; siç janë zv. ministrat dhe këshilltarët politik të tyre, duke mos përjashtuar punësimet me baza partiake, kanë shëndrruar ambientet institucionale në gjendje kaotike. Kështu duke ngadalësuar shumë procese në vendimmarrje. Prandaj, qeveria e ardhshme duhet të përfundoj premtimin e qeverisë në shkuarje, për të reduktuar numrin e ministrive brenda qeverisë së Kosovës.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet sfidë e trashëguar. Mirëpo, vlerësohet që është bërë pak progress në këtë fushë.Përmes reformave legjislative në fushën e drejtësisë, është arritur që shumë raste të korrupsionit të çohen në gjykate e madje të ngrihen shumë asete të dyshuara si subjekte të korrupsionit.Sido që të jetë, raporti i fundit i Bashkimit Evropian vlerëson që gjithçka është në fillim të rrugës dhe ka shumë punë për tu kryer. Në këtë raport kritikohet ashpër ndërhyrja e politikës në prokurori dhe gjykata.
Reformat në administratë publike janë po ashtu sfidë e trashëguar për qeverinë në ardhje. Vlerësohet që në administratën publike është bërë progres, sidomos në fushën e adoptimit të disa pakove legjislative. Mirëpo, akoma mbetet shqetësues fakti që administrata publike është e ngarkuar më shërbyesë civil. Ndër arsyet kryesore janë edhe punësimet me bazë partiake, tëcilat kanë ardhë si rrjedhojë e premtimeve elektorale ndër vite.
Kriteret politike, administrata publike, sistemi i drejtësisë, zhvillimi ekonomik, reformat në shëndetësi dhe arsim, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, bisedimet me Serbinë dhe shumë fusha tjera do të jenë sfida të trashëguara tëcilat asnjë qeveri e mëhershme nuk ka arritur ti përmbyllë plotësisht.
Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, pritet që qevria e re të jetë përbërje e një konfigurimi tëri politik, ku për herë të parë një nga partitë më të mëdha opozitare të vie në pushtet. Sido që të jetë, ndërveprimi dhe bashkëveprimi politik në Kosovë karakterizohet nga mosbesimi dhe inatet, më shumë personale se sa ideologjike. Vendimet qeveritare do të përballen me një opozitë problemtatike në parlament. Precedenti ekziston. Risku që institucionet të zhyten në krizë legale politike është ende i hapur. Në këtë mënyrë, përfundimi i plotë i një mandati tjetër qeveritar është vështirë i parashikueshëm. /tesheshi.com/