Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Uashington “spërkatet” me gjak hebre

    Uashington “spërkatet” me gjak hebre

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Rasti i tenorit, kur pas të “bërit shtet” fshihet një padrejtësi e madhe

by Te Sheshi
07/02/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Kur shqiponja në gjoks shfaqet si sorrë e shëmtuar

Ylber Gjini është ndër tenorët më të njohur të skenës shqiptare, nga ata që zgjodhi të mos e braktisë atë për të marrë udhët e botës, më saktë, skenat e botës; pasi nuk ka ndodhur që ndonjë artist shqiptar të ndryshojë status nga pikëtakimet me “tregun botëror” të artit, për të përfunduar, si të thuash, në punëtor skene.

Gjini nuk do ishte hiç më pak i famshëm se kolegë të tij që pas ’90 ia mbathën prej këtij vendi, për t’u kthyer hera-herës, por vetëm si turistë. Ai ndenji për t’u thinjur këtu, si rrogëtar në një institucion në rrënim e sipër, duke besuar fort se mund t’ia dilet, artistikisht, ekonomikisht, shpirtërisht, në mjerimin e përgjithshëm.

Dy netë më parë i vodhën makinën, të sapoblerë. Sipas asaj çka rrëfente i përlotur, e kish ndjekur gjithë skenën me sy, por nuk kishte patur fuqi të reagonte. Nuk e kishin lënë tytat e armëve të grabitësve. Ndërsa policia që i kishte ndjekur, nuk kishte mundur dot t’i kapte. Më tej asgjë, vetëm dëshpërim, jo vetëm për paratë e humbura, por dhe për dorëzimin para një fataliteti shumëplanësh. Ai është ndër tenorët kryesorë të operës shqiptare, dhe në çdo vend të botës do ishte kryelajm. Ndërsa këtu është tek të shumtët, tek ata që çdo ditë e pësojnë në nderin, pasurinë, dinjitetin e tyre, nga dora e hajdutërisë gjithëformëshe.

A e patë se në ç’lagje jetonte tenori, në ç’soj pallati e kishte shtëpinë? Terreni para ishte gjithë baltë e pisllëk, pa asnjë lloj estetike urbane, pa asnjë tregues që aty gjithsesi jetojnë njerëz. Duke gjykuar, Yzberisht… Fqinjët e tenorit mund të ishin ngamos, të ardhur, të sjellshëm ndoshta, por ndoshta dhe harbutë, të ndershëm ndoshta, por ndoshta dhe zhvatës, të qytetëruar ndoshta, por ndoshta dhe njerëz gdhë. Nën dhimbjen e humbjes së makinës, tenori mund të mos e kuptojë se grabitja që i kanë bërë ka qenë një akt krejt normal në anormalitetin e përgjithshëm të atij dekori jetësor që i ka rënë fati të ndodhet. Në një mjerim që lexohet në çdo detaj të skenografisë së trishtë të këtij realiteti… A nuk mjafton sa absurd tingëllon “tenor me banim në Yzberisht”? Madje dhe tek ndjekja e policisë ndaj grabitësve, të kthyer me bisht ndër shalë, vetëm gjëra të mjera do të ndodhin. Tenori më së paku duhet ta kuptojë këtë!

Ndërsa, në një tjetër plan, edhe pa qenë tentor, shteti, ai që mbahet nga xhepat e shtetasve për t’u shërbyer atyre, vazhdon të ushqehet padrejtësisht.  Duke e marrë të mirëqenë faktin se tenori, falë një shteti që do të bëhet shtet, ia kishte paguar një më një detyrimet, për të marrë prej tij garancinë për jetën, pasurinë, nderin, që për dhjetë minuta në mesnatë u pa që nuk ekzistonte; ishte vetëm një nocion bosh.

Tenori i ka paguar automjetit dy siguracione: atë të detyrueshmin, ku në fakt nuk parashikohet vjedhja, por vetëm dëmtimi në aksident, si dhe atë që është detyrim ndaj shtetit si taksë e tatim. Nëse vërtet do funksiononte kjo e dyta, dje shteti duhet t’ia paguante një më një automjetin e humbur, edhe nëse nuk do ishte tenor. Ndërsa mjafton të mendosh që atij qeveritarit, zyrtarit, nëpunësit, atij policit mbi të gjitha, të tërë në grup që ushqehen nga detyrimet fiskale të tenorit e të gjithë ne të tjerëve, në formë siguracioni, nuk i cenohet asgjë nga rroga, ndonëse për paaftësinë e tyre e pësoi ai që i “mban me bukë”. Nuk ka vlerë të thuhet se po bëhet shtet, kur nuk ka drejtësi!  Dhe është një lloj padrejtësie që nuk ka vetting që e rregullon. Sepse, pas tezës së fortpromovuar të të bërit shtet, fshihet padrejtësia e një disbalancimi të frikshëm, të atij që e ka thelluar edhe më hendekun mes shtetit dhe shtetasve.

Mjafton të thuhet se ndërkohë që shteti është bërë i ashpër me shtetasin e vet, duke ia marrë një më një detyrime që i takojnë, nuk është përgjigjur me të njëjtën monedhë në shërbimin ndaj shtetasve. Ne ende kemi një shtet të pandjeshëm, pa moral, abuzues në thelb, që për asnjë çast nuk e shenjtëron shtetasin në përkushtimin ndaj tij. Tenori vetëm sa na e përforcoi këtë bindje, duke na shtuar krahas keqardhjes njerëzore për grabitjen e makinës, edhe trishtimin për një shtet të padrejtë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Arsyeja pse nuk duhet të përdorni telefonin dhe pajisje të tjera teknologjike kur hani

Arsyeja pse nuk duhet të përdorni telefonin dhe pajisje të tjera teknologjike kur hani

Këshilltari i Gjykatës Europiane: BE duhet të lëshojë viza për sirianët në rrezik

Këshilltari i Gjykatës Europiane: BE duhet të lëshojë viza për sirianët në rrezik

Amendamenti: Putin nënshkruan ligjin për dekriminalizimin e dhunës në familje

Amendamenti: Putin nënshkruan ligjin për dekriminalizimin e dhunës në familje

TË FUNDIT

  • Të fundit
Jo thjesht një shkrim që la pas Artan Lame…

Jo thjesht një shkrim që la pas Artan Lame…

22/05/2025
Paralajmërimi: Kështu mund të shkatërrohet Europa!

Paralajmërimi: Kështu mund të shkatërrohet Europa!

22/05/2025
Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

22/05/2025
Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

22/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni