Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enkel DEMI: Litari si burim frymëzimi

by te Sheshi
22/07/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Enkel DEMI: Litari si burim frymëzimi

Nuk dëshiroj të bëj replikë në lidhje me shkrimin e Ermir Hoxhës te faqja elektronike tesheshi.com, “Budallenjtë na qenkan dhe vrasës!”, edhe pse dikur së bashku me Ermirin shpotisnim Mustafa Nanon dhe Fatos Lubonjën që i shkruanin letra shoqi-shoqit në gazetë. Megjithatë, në këtë shkrim Ermiri ka çelur një debat tashmë të vjetër në Shqipëri, atë për rivendosjen e dënimit me vdekje. Fotografia që ka mbetur në kujtesën e tij dhe timen është shkrepur nga Armando Babani në 25 qershor 1992, në qendër të Fierit. Dy vëllezër, Josif dhe Dritëbardh Çuko, vranë më 29 maj të atij viti anëtarët e familjes Puto, me qëllim grabitjeje. Mes viktimave ishte një foshnje tetëmuajshe. Vrasësit u prangosën shumë shpejt, dhe gjyqi ndaj tyre zgjati vetëm 24 ditë. U varën në qendër të qytetit, dhe dekikën e Babanit e plasim në faqe të parë sa herë ka krime monstruoze në këtë vend.

Sot, kur e shoh atë foto, mendoj se është dëshmi e një shoqërie postprimitive. Spektakli që ka dhuruar gjykata në këtë rast është shenjë e mentalitetit diktatorial, që dëshmon një shoqëri fisnore, e cila merr vendime të rrufeshme, pasi ka frikë të shohë plagët që i janë majisur në trup. E di që nuk jam popullor me këtë këndvështrim, por nuk mendoj se dënimi me vdekje zgjidh ndonjë hall të madh për sa u përket ngjarjeve kriminale të tipit Sarandë apo të turistëve çekë. Filozofia se frika e ruan vreshtin, mua personalisht më tremb. Sa herë që shteti është munduar të vendoset nëpërmjet dhunës së ligjit, dhe frikës si metodë edukuese, ka dështuar, dhe qëllimin nuk e ka arritur.

Unë e shoh ndryshe çështjen. Rastin e cubave të Kurbinit, që i morën jetën një marangozi të shkretë në Sarandë, do e përshkruaja tëpkë si Ermiri, ama do të thoja që ata nuk janë vetëm kriminelë të sëmurë, por janë po ashtu bijtë e një shoqërie tejet agresive, e cila ka një kod nderi, në mos të çuditshëm, tribal. Në Shqipëri mungon edukimi. Shkolla nuk hyn në busullën tonë. Në kohën e diktaturës është folur për një sistem të mirorganizuar, por edhe atëherë pedagogjia e Makarenkos i jepte udhë drurit, sa veç këtu mund të gjesh prindër që i thonë mësuesit a mësueses se, edhe po ia lëshove një dackë, mirë i bën fëmijës. Shkolla është arenë dhune, bulizmi, ndërsa edukimi mbetet një sfidë, që nuk është për t’u konceptuar si pikë programi e një qeverie, por si detyrë brezash. Ende nuk ia kemi nisur. Ministria e Arsimit në çerek shekulli ka vrarë mendjen për shkollat e larta, por kurrë nuk paraqiti një projekt të shkollës bazë.

Fëmijët që ulen në banka vijnë kryesisht në familje ku autoriteti i babës është absolut, ku kërcet huri, ku varfëria ka mbjellë farën e vesit dhe dhunës tek gratë e tek të miturit. Gjyshërit, prindërit janë hajna, janë trafikantë, janë të pabesë. Ky është tharmi edukativ që përcjellin tek të rinjtë, bijtë, nipërit. Kronika e zezë në Perëndim rrëfen se sa të egër janë tutorët shqiptarë, trafikantët, njerëzit që kontrollojnë edhe territoret e lavazheve. Në Shqipëri përciptas po të them që has në rrugë arrogancën e horrit dhe i hap udhë. Sa herë na ndodh kur vozisim që, nëse nuk e kalon menjëherë cakun sa ndizet e gjelbra, dikush të parakalon me vrull dhe të rrezikon jetën, të çan trapin duke i rënë borisë. Grindesh me të? Jo, sepse kllufi mund të ketë hekur në kroskot, dhe ikën për dhjamë qeni. Ky është modeli që përcjellin etërit e Kombit në Kuvend. Çele televizorin dhe dëgjo si shahen, fyhen, akuzohen. A ka gjë më të frikshme se dëshmitë e parisë në prokurori për Tom Doshin? Ne vetë, që mbahemi për pak më sqimatarë, sa herë kemi rënë në vulgun e mërisë dhe kemi lëshuar publikisht aguridhe të tmerrshme?

Ata që vranë marangozin e gjorë të Sarandës janë pjellë e këtij sistemi dhune që është kapilar, ndaj, si t’i varësh në shesh a t’ua këpusësh kokën në gijotinë, të tjerë do nisen e do bëjnë pesë orë rrugë për të hequr qafe dikë që i ka thënë dikujt, “pse më sheh?”. Besoj që heqja e dënimit me vdekje ka qenë vendim shumë i shëndetshëm. Por dështimi ynë si shoqëri në edukim, në përballjen me Zotin, në mënyrën e të jetuarit si mision, nuk mund të na çojë te sakica, sepse jetën nuk na e dha robi, që të na e marrë po robi! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Blater turpërohet nga komediani anglez, edhe në variant karikature

Blater turpërohet nga komediani anglez, edhe në variant karikature

VIDEO/E tmerrshme, zogjtë ngjyrosen dhe futen në qese plastike të gjallë

VIDEO/E tmerrshme, zogjtë ngjyrosen dhe futen në qese plastike të gjallë

Turistët e pakënaqur, komentet surprizë pasi vizitojnë vendet më të bukura në botë

Turistët e pakënaqur, komentet surprizë pasi vizitojnë vendet më të bukura në botë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Një anë e errët e Papës së ri

Një anë e errët e Papës së ri

09/05/2025
BE, zyrtarisht pro Gazës e kundër Izraelit

BE, zyrtarisht pro Gazës e kundër Izraelit

09/05/2025
Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni