Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

OPINION/ Për një sistem të mirë tatimor

by te Sheshi
21/03/2015
in Ekonomi
Reading Time: 8 mins read
A A
OPINION/ Për një sistem të mirë tatimor

Nga Dr. ENRIKO CEKO

Politika ekonomike i referohet veprimeve që qeveritë ndërmarrin në fushën ekonomike. Ajo mbulon sistemet për vendosjen e niveli të taksimit, buxhetet qeveritare, ofertën e parasë dhe normat e interesit, si dhe tregun e punës, pronësinë kombëtare, dhe shumë fusha të tjera të ndërhyrjeve të qeverisë në ekonomi. Shumica e faktorëve të politikës ekonomike mund të ndahen në të dy politika, që janë politika fiskale, e cila merret me veprimet e qeverisë në lidhje me tatimet dhe shpenzimet dhe politika monetare, e cila merret me veprimet e bankës qendrore lidhur me ofertën e parasë dhe normat e interesit. Politikat ekonomike ndikohen shpesh nga institucionet financiare ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Boterore, si dhe nga besimet politike të pasuesve të partive politike që drejtojnë vendin.

Politikat ekonomike synojnë stabilizimin makroekonomik, duke bërë përpjekje për të mbajtur ofertën e parasë në një normë rritëse që nuk duhet të rezultojë në inflacion të tepruar, një nivel të përshtatshëm tarifash për marrëdhëniet tregtare dhe nënshkrimin e marrëveshjeve tregtare me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare që i qeverisin ato, politika të projektuara për të krijuar dhe mirëmbajtur rritje ekonomike, zhvillim ekonomik, shpërndarje dhe rishpërndarje të drejtë të ardhurave, pronës dhe / ose të pasurisë, rregullime anti-trust, dhe rregullime industriale dhe teknologjisë, etj.

Politika fiskale, si pjesë e rëndësishme e politikës ekonomike synon në përdorimin e shpenzimeve qeveritare dhe tatimeve për të drejtuar ekonominë. Kjo politikë është përdorur që në kohët e vjetra kryesisht për të financuar projekte ushtarake, punime civile, etj. Ajo bazohej në tatimin për llojet e punës dhe tatimin për burimet ekonomike. Lindja e parasë bëri që qeveritë të mund të mblidhnin të ardhura përmes tatimit të individëve dhe subjekteve të organizuara.

Vendimet për të lejuar dhe tatuar veprimtarinë tregtarese i takojnë qytetërimeve të hershme. Për shembull, Ptolemeu adoptoi një politikë të monedhës së mbyllur, në mënyrë që tregtarëve të huaj t’ju duhej të shkëmbenin monedhën e tyre me atë vendase. Kjo përdoret edhe sot në mënyrë efektive për të aplikuar tarifa shumë të larta në tregtinë me jashtë. Më tej gjatë Mesjetës politikat ekonomike u zhvilluan edhe më shumë për shak të kolonializmit dhe nevojës për burime natyrore, njerëzore dhe financiare. Gjatë gjithë Shekullit të 19-të, debate u fokusua kryesisht në standartet monetare dhe ky ishte shkaku që ari dhe argjendi u kthyen në mjetet më të rëndësishme të këmbimit dhe mirëqenies.

Në të vërtetë, politika e parë fiskale, me tërë kuptimin e fjalës u përdor në periudhën e Rilindjes evropiane. Në atë kohë, me akumulimin e kapitalit privat, shtetet zhvilluan metodën e financimit të deficitit pa ç’vlerësuar monedhën e tyre. Zhvillimi i tregjeve të kapitalit solli mundësinë që qeveritë të merrnin hua për të financuar projektet e ndryshme duke sjellë më pak vështirësi ekonomike. Ky ishte edhe fillimi i politikës fiskale moderne. Tregjet e bënë edhe më të lehtë procesin e tregtimit të kapitalit edhe për subjektet private për të tregtuar aksione dhe për të shtuar vlerën e tyre, për të financuar iniciativat private.

Sistemet fiskale moderne u shfaqën kryesisht në fillim në Evropë dhe Amerikë dhe kjo pas periudhës së revolucioneve industriale. Përgjatë tërë shekullit të 19-të u themelua kuadri kryesor ligjor për përcaktimin dhe vendosjen e tatimeve dhe që në atë periudhë dhe në vazhdim sistemi fiskal është përdorur pothuajse nga të tëra qeveritë në tërë botën për qëllime dhe synime të caktuara ekonomike, sipas kushteve politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të çdo vendi. Në Shqipëri sistemi i organizuar tatimor i ka fillimet e tij në vitet e para pas Pavarësisë së vendit, por fillimet e tij njihen shumë më herët, që në epokën e hershme që lidhet me fillimet e pronës private dhe të civilizimit njerëzor.

Nga kërkimet, zbulimet arkeologjike dhe dokumentat e shumtë të gjetur, del se në territoret e Shqipërisë së sotme, të parët tanë kanë përdorur një sistem tatimor të zhvilluar paralelisht me qytetërimet romane, bizantine, venedikase, otomane, etj, por dokumentimi i sistemin tatimor me të vërtetë kuptimin e fjalës i përket periudhës së pushtimit otoman.

Pas përfundimit të Luftës së II Botërore me heqjen e pronës private, deri në vitin 1990, sistemi tatimor paraqitej vetëm në formën e të ardhurës neto të centralizuar, ndërsa pas vitit 1990, me rilindjen e pronës private erdhi edhe ringritja e sistemit tatimor në Shqipëri.

Që nga ajo kohë dhe në vazhdim teorikisht politika fiskale është përdorur si një mjet dhe mënyrë nëpërmje së cilës qeverisja është përpjekur që të rregullojë nivelin e shenzimeve publike dhe të të ardhurave fiskale, për të monitoruar ekonominë dhe për të ndikuar në të. Gjatë kësaj periudhe politikat fiskale janë përdorur për të ndikuar në nivelin e produktivitetit (eficienca dhe efektiviteti) nëpërmjet uljes dhe rritjes së nivelit të taksimit dhe shpenzimeve publike, që janë edhe dy levat kryesore që qeveritë kanë në dorë për përcaktimin e politikes fiskale.

Në fakt, ka tre tipe të politikës fiskale: (1) politikë neutrale, (2) politikë ekspansioniste dhe (3) politikë kontraktuese. Në politikën neutrale qeveria nuk ndërhyn për të ndikuar në rritjen ekonomike dhe kjo lloj politike është e rrallë në ditët tona. Në politikën fiskale ekspansioniste, qeveria shpenzon shumë para që i mbledh nëpërmjet taksave. Ky tip politike përdoret në periudhën e recesionit për të ndërtuar një bazë për një rritje të fortë ekonomike dhe për të shtyrë ekonominë drejt punësimit të plotë.

Politika ekspansioniste përfshin rritje të shpenzimeve qeveritare, reduktim të taksave, ose një kombinim të të dyjave. Kjo çon në lëvizjen e kurbës së kërkesës agregate me drejtim djathtas. Në politikën fiskale kontraktuese, qeveria mbledh më shumë para nëpërmjet taksave se sa shpenzimet. Kjo politikë është e mirë në kohë të rritjes ekonomike. Ajo ngadalëson ritmet e rritjes ekonomike dhe ve nën kontroll inflacionin. Politika kontraktuese përfshin uljen e shpenzimeve qeveritare, rritje të taksave ose një kombinim të të dyjave. Kjo çon në lëvizjen e kurbës së kërkeses agregate me drejtim majtas.

Në ditët tona rëndësi shumë të madhe ka marrë aplikimi i politikës fiskale për të patur rezultate ekonomike për periudhën afatgjatë. Kur huamarrja e qeverisë rrit normat e interesit kjo tërheq kapitalin e huaj nga investitorët e huaj, që sjell një rritje të kërkesës për valutë të atij vendi dhe rrit vlerën e monedhës vendase. Kjo rritje në vlerë të monedhës bën që eksportet nga ai vend më të shtrenjta. Kur qeveritë financojnë një deficit me lëshimin e obligacioneve qeveritare, normat e interesit mund të rritet në të gjithë tregun, sepse huamarrja e qeverisë krijon kërkesë më të lartë për kredi në tregjet financiare. Kjo sjell një kërkesë më të ulët agregate për mallra dhe shërbime. Për të paguar borxhin e marrë nga publiku dhe borxhin e huaj, qeveria duhet të mbajë një nivel të caktuar të të ardhurave.

Kjo mund të kufizojë aftësinë e qeverisë për të ndjekur politika ekspansioniste fiskale dhe nëse qeveria zgjedh të vonojë pagesën e borxhit, interesi i grumbulluar do të çojë në më shumë borxhe, që më tej do sjellin shpenzime më të larta vjetore të interesit, që në fund të fundit do të duhet të paguhen nga brezat e ardhshëm. Të ardhurat tatimore në Shqipëri për viti 2015 janë parashikuar rreth 414 miliardë lekë dhe kryesisht këto vijnë nga TVSH-ja, tatimi mbi fitimin, akcizat, taksimi për efekt të pushtetit vendor dhe të ardhura të tjera, ndërsa shpenzimet që parashikohet të jenë në rreth 470 miliardë lekë shkojnë rreth 20% për paga dhe pagesa të ndryshme për personelin e administratës publike, rreth 23% të contribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore, rreth 5% ndihma sociale, rreth 20% shpenzime operative dhe për pushtetin vendor, rreth 18% për investime, etj. Borxhi publik i qeverisë shqiptare është aktualisht në nivelin rreth 71 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa defiçiti buxhetor në nivelin rreth 6%.

Politika tatimore në Shqipëri është atribut i Ministrisë së Financave. Dispozitat ligjore përkatëse miratohen nga Parlamenti dhe / ose Këshilli i Ministrave, ndërsa Drejtoria e Përgjithëshme e Tatimeve është institucioni që administron tatimet në Shqipëri. Kjo drejtori nuk ka autoritetin për të bërë legjislacionin tatimor, pra nuk ka pasojë të drejtpërdrejtë në politikën tatimore.

Sistemi fiskal parakushtëzon lindjen e detyrimeve tatimore dhe kryerjen e pagesave përkatëse për agjentët ekonomikë, individë dhe subjekte të tjera fizike dhe / ose juridike. Në rastin e Shqipërisë subjektet fizike dhe juridike duhet të jenë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Këto subjekte duhet që të dorëzojnë deklaratën tatimore në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve dhe në zyra të tjera të pushtetit vendor.

Taksimi nuk bën gjë tjetër veçse tërheq para nga ekonomia, ndërsa shpenzimet publike që bën qeveria hedhin para në ekonomi. Kjo është arsyeja që duhet të përcaktohet shumë qartë pozicioni i qeverisjes në lidhje me këtë çështje, sepse tërheqja dhe / ose hedhja e parasë në ekonomi (sipas objektivave të qeverisjes) ndikon në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik si komb dhe në aspektin individual dhe familjar.

Në lidhje me të ardhurat ka disa lloj tatimesh që janë tatimi progresiv, proporcional, regresiv dhe disgresiv. Tatimi progresiv ka përqindje më e lartë tatimi nga përfituesi i të ardhurave të larta, krahasuar me individët qe fitojnë të ardhura të ulëta dhe mund të ndahet në disa kategori. Parimi kryesor i këtij lloj tatimi është: Sa më shumë fitim, aq më shumë tatim. Tatimi proporcional ka nivel të njëjtë përqindjeje në tatim për të tërë subjektet, pavarësisht nga të ardhurat. Këtu mund të bëhen përjashtime nga kryerja e pagesave për shtresat e varfra.

Tatimi regresiv ka të bëjë me vendosjen e pagesave në përqindje më e lartë tatimi për përfituesit e të ardhurave më të ulëta, krahasuar me individët që fitojnë të ardhura më të larta dhe kjo bëhet për t’i nxitur të varfërit që të punojnë. Tatimi digresiv ka të bëjë me taksa të cilat janë butësisht progresive, në mënyrë që personat me të ardhura të larta të mos bëjnë pagesa në bazë të barazisë. Në tatimin digresiv një taksë mund të jetë progresive deri në një kufi të caktuar dhe më tej mund të ngarkohet me një normë të sheshtë.

Në Shqipëri për momentin aplikohet tatimi progresiv me disa shkallë. Në fakt, gjatë vitit të fundit është vënë re se me rritjen e nivelit dhe normës së taksimit pothuajse për të tërë agjentët ekonomikë, ka një tkurrje të konsumit, kryesisht atij familjar, por edhe nga ana e subjekteve prodhuese dhe ofruese të produkteve dhe shërbimeve vihet re një ulje e xhiros dhe e qarkullimit të mallrave, shërbimeve dhe vlerave monetare. Mesa duket, tatimi progresiv ka bërë që ekonomia shqiptare të futet në rrugën e tkurrjes, të kontraktimit sepse kërkesa agregate është në rënie. Kjo rënie e kërkesës agregate sjell rënie të ritmeve të rritjes ekonomike dhe të të ardhurave.

Në kuadrin e integrimit të vendit në rajon dhe më gjerë, Shqipëria e ka të nevojshme një rritje ekonomike të qendrueshme afatgjatë dhe për këtë duhet që të ndryshojë mekanizmi i tatimit, duke synuar drejt tatimit proporcional dhe reduktimit të nivelit të taksimit për TVSH-në dhe akcizat, heqjen e çmimeve të referencës, rregullimin e plotë të taksimit për efekt të pushtetit lokal, etj. Kjo do të bënte që ekonomia në përgjithësi të çlirohej nga ngërçi i kontraktimit dhe bizneset dhe individët të kishin më shumë hapsira për investime dhe konsum. Nga ana tjetër, kjo do sillte edhe një shtim të investimeve të huaja në vend, që në fakt janë tërhequr krahasuar me pesë apo gjashtë vite më parë, kur aplikohej tatimi proporcional.

Brenda këtij diskutimi se ç’farë lloj tatimesh i duhen shqiptarëve, ka vend për debat edhe për nivelin e tatimit, debat që në fund të fundit i bën mirë të tërë atyre që duan të merren me ekonomi dhe biznes, sin ë aspektin politik ashtu dhe në aspektin ekonomik e social. Parimi kryesor i politikës fiskale është që mbledhja e taksave duhet t’i ngjajë rrjepjes së një pate të gjallë, por rrjepja duhet të jetë e tillë që pata nuk duhet të ankohet për këtë, dhe… mesa duket … administratës tatimore në Shqipëri i duhet shumë punë për të arritur në këtë pikë. /tesheshi.com/

Related Posts

Era paqe tregtare mes dy fuqive
Ekonomi

Era paqe tregtare mes dy fuqive

11/05/2025
Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?
Ekonomi

Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?

08/05/2025
Miliarderët 2025: cilat qytete kryesojnë në përqendrimin e pasurisë?
Ekonomi

Miliarderët 2025: cilat qytete kryesojnë në përqendrimin e pasurisë?

06/05/2025
Next Post
Deputeti Shehi sërish kundër të tijve: Boll me protesta! Të kthehemi në parlament!

Deputeti Shehi sërish kundër të tijve: Boll me protesta! Të kthehemi në parlament!

SPECIALE/ E tashmja e trishtë dhe e ardhmja paqartë e kosovarëve të ikur – dhe rrëfimi i një të riu nga Malisheva: si e lashë Kosovën  time

SPECIALE/ E tashmja e trishtë dhe e ardhmja paqartë e kosovarëve të ikur – dhe rrëfimi i një të riu nga Malisheva: si e lashë Kosovën time

Meta bën publike dietën: ja si u bëra ky që jam, fizikisht!

Meta bën publike dietën: ja si u bëra ky që jam, fizikisht!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.