Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kurti, një thirrje për serbët

    Kurti, një thirrje për serbët

    Ndodhet në Ballkan: cila është xhamia e parë në botë ndriçim elektrik?

    Ndodhet në Ballkan: cila është xhamia e parë në botë ndriçim elektrik?

    Khamenei: Irani, jo i zemëruar me evropianët!

    Khamenei: Irani, jo i zemëruar me evropianët!

    Çështja TikTok: përbetim për ndershmëri!

    Çështja TikTok: përbetim për ndershmëri!

    Pamje: gjest vetëvendosës mbi zëvëndësin e  Kurtit

    Pamje: gjest vetëvendosës mbi zëvëndësin e Kurtit

    Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

    Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

    Banka që “kapërceu veten” përballë Turqisë

    Banka që “kapërceu veten” përballë Turqisë

    Raporti: Kriminelët nga Mali i Zi, kontrabandë e 30 tonëve kokainë

    Raporti: Kriminelët nga Mali i Zi, kontrabandë e 30 tonëve kokainë

    Rusi Su-35, për të kapur një B-52 amerikan mbi Baltik

    Rusi Su-35, për të kapur një B-52 amerikan mbi Baltik

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Artan MULLAJ: Të mbjellim buzëqeshje në fytyrën e fëmijëve tanë

Nga te Sheshi
16/10/2015
në Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Artan MULLAJ: Të mbjellim buzëqeshje në fytyrën e fëmijëve tanë

Në një konferencë botërore për problemet e moshës së tretë që u zhvillua në Lund të Suedisë, mes pjesëmarrësve njoha një profesor të moshuar danez, Denis Papin, që i ngjante Xhorxh Bushit, të vjetrit. Ishte i njohur dhe krijonte rëndesë në sallë, nëse e tillë mund të quhet tërheqja e vëmendjes. Rebelimin spontan që kish tek ndërpriste e kritikonte pa leje folësit në tribunë, pjesëmarrësit e mirëkuptonin; e mirëkuptonin ashtu si adhuruesit e Ajshtajnit nuk e patën keqkuptuar kurrë shëmtinë e tij fizike dekada më parë. Kur gjatë darkës qëlloi të isha në të njëjtën tryezë me të, e më pyeti se nga vija, unë rrezatova si të tjerët dritën e mirënjohjes për pjesëmarjen e tij të çmuar në konferencë. Si e bëja këtë? Duke e ndarë çdo fjalë të përgjigjes sime me buzëqeshje naive. Por buzëqeshja e fundit e tillë më ngriu në buzë. “Vërtet vini nga Shqipëria?”, u habit profesori. “Zoti im! Kam qenë dy herë në Tiranë. Dhe më lejoni t’u them se çfarë mendoj. Dielli do shuhet më parë sesa vendi juaj të bëhet si Suedia!”

Disa qeshën, kurse fytyra ime u ngurtësua si një maskë e bërë prej stalaktitesh; dashamirësia ime për sozinë e Xhorxh Bushit u shpartallua. Ky profesori vazhdoi të merrej me një pakistanez që kishte përballë, doktor shkencash, duke e ngacmuar dhe duke provokuar të qeshura me humorin e tij, që, më shumë se anglez, ishte vulgar. Unë u tërhoqa në patriotizmin tim të lënduar. Rrija si të më kishin hedhur një kovë uji të akullt në shpinë. Ndihesha si një nacionalist i bërë prej qeramike, i mundur në një duel të pashpallur që në goditjen e parë.

Respekti për natyrën është shkalla më e lartë e vlerësimit për veten. Por nuk është vetëm vlerësim, as vetëm detyrë. Eshtë detyrim! Askund më shumë se në peizazhet e natyrës nuk mund të ndeshësh kaq qartë fisnikërinë e njeriut. Peizazhet e Berlinit, të pushtuara nga pyjet dhe të sunduara nga kujdesi prindëror i brezave për pasardhësit e tyre, të krijojnë me dhunë perceptimin se atje, mes fuqive të tjera të natyrës, disiplina e njeriut është një nga më të mëdhatë. Kopenhageni, i çliruar nga furia metalike e trafikut të makinave, regëtin optimizëm dhe shpresë; optimizëm dhe shpresë për të ardhmen e pastër të planetit, që mund të ishte ndryshe nëse edhe kombet e tjera do të mendonin më ndryshe, më mirë. Nuk kisha qenë herë tjetër në Danimarkë, prandaj më befasoi ky fakt shumëthënës: shumica e qytetarëve zgjedhin t’i lënë në shtëpi veturat dhe të lëvizin me biçikleta ose me mjetet e transportit publik.

Pastaj Suedia! Simbol i ekologjisë dhe përsosurisë kolektive, që rrezaton në çdo metër katror të territorit të vërtetën se pak vende në planet mund të jenë si ajo. Mes këtij kujdesi jetojnë njerëz të shëndetshëm, që qëllim parësor në jetën kolektive kanë kujdesin e tejskajshëm për fëmijët e tyre. Nëse kujdesesh për edukimin dhe shëndetin e tyre, je kujdesur për shumëçka. Tek kthehesh në Tiranë mbasi ke udhëtuar mes këtyre vendeve, dëshpërimi që të pushton është një ndjesi komplekse, së cilës nuk mund t’i shmangesh kollaj, dhe as përshtatesh kollaj. Në shumicën e hapësirave publike të kryeqytetit shqiptar ngrihet një lapidar imagjinar i shëmtisë. Parregullsia është shndërruar në monarki. Plehra, ndotje, tymra, varfëri, anarki.

Çfarë spikat sot në Tiranë veç fëmijëve të helmosur nga ndotja e frikshme e ajrit? Njerëz pa dashuri, qytetarë të vrazhdë, të shqetësuar, të ashpër, që buzëqeshin rrallë. Fytyra nervoze shoferësh që nuk presin dot në radhë sepse nxitojnë me veturë drejt idiotësisë së tyre, ish-pushtetarë fodullë e mediokër, me fytyra të lyrosura, që hanë darka të shtrenjta në lokale luksoze gjatë natës me paratë që kanë vjedhur në kohën e tyre. Çfarë mungon sot në Tiranë vec kujdesit për veten, fëmijët dhe ambientin? Një monument bronzi i pluhurosur i profesorit danez, cinik përballë Skënderbeut, në pritje të shuarjes së diellit…

Në një prej pushimeve të konferencës, e cila zhvillohej në periferi të qytetit, ndodhi diçka po kaq befasuese sa ironia e profesorit për të ardhmen e Shqipërisë. Njëri nga delegatët duhanpirës e hodhi në ngut e sipër cigaren e ndezur në trotuar. Disa fëmijë të vegjël, me çantat e shkollës në shpinë, u ndodhën aty pranë. Shqetësimi i tyre u përzie dhe fryu bashkë me erën e ftohtë; njëri, një çunak me baluke dhe me sytë kristal, që xixëllonin nga zgjuarsia, u shkëput nga grupi. U shkëput dhe bëri drejt nesh. Kolegët u kujdesën të ishin gati të përballeshin me vetëbesimin e pafajshëm të shkollarit, që u afrua. Fëmija na pa në sy me radhë, por nuk tha asnjë fjalë. Përkundrazi, u ul, ndërsa gjesti i tij u duk si përulje, e me gishtat e bardhë mori cigaren e hedhur nga kolegu, që lëshonte ende tym, dhe me vrap u sul drejt koshit të plehrave.

E solla këtë detaj jo thjesht për të rrëfyer nivelin e lartë të edukimit të fëmijëve në shkollat e Suedisë, por për të ndezur një qiri në errësirën e fatalitetit mes të cilit profesori danez sheh Shqipërinë. Për të thënë se ky qiri mund të shndërrohet në shpresë nëse shumë njerëz përpiqen të ndezin qirinj në hapësirat e meditimeve të tyre. Miliona qirinj të ndezur në shpirtra të bashkuar mund të krijojnë një diell shprese se ky vend, ndryshe nga ç’mendon profesori danez, mund të bëhet ndonjëherë. Pse jo, edhe si Suedia. Por a mund ta kenë këtë vullnet shqiptarët, ta ndryshojnë kaq vonë frekuencën e të menduarit dhe të vlerësuarit të gjërave? Kush mund ta thotë! Mbase nuk mund ta kenë njëherësh, por kjo nuk do të thotë se s’duhet të përpiqen ta kenë. A mund të krijojë zakone të reja të mira njeriu, në një moshë të lodhur nga tranzicioni? Sigurisht! Mundet!

Mjafton të ketë motivim të shëndetshëm. Ekziston një i tillë: fëmijët. Natyra i ka dhënë njeriut një dhuratë të shenjtë, që është kujdesi instiktiv për fëmijët. Ndryshe ky motivim mund të quhet “frymëzim”. Nëse ashpërsia e jetës na ka viktimizuar me zakone që nuk mund të ndryshohen, të paktën të përpiqemi t’i edukojmë si duhet fëmijët me zakone të mira. T’i edukojmë të mos bëhen si ne. T’i mësojmë se mënyra më e mirë për të respektuar veten është respekti për dijen, natyrën, ambientin ku jetojnë. T’i karikojmë me rutinë pozitive. Çdo rutinë pozitive shndërrohet në një zakon të mirë.

Nëse të rriturit shqiptarë tymosin dhe hedhin bishta cigaresh në tokë, s’na mbetet veç t’i edukojmë të vegjlit të mos pinë duhan dhe ta adhurojnë rregullin e pastërtinë publike. Nëse shoferët gladiatorë i ulërijnë veturat në kryqëzime dhe i shkelin rregullat e qarkullimit, të vëmë rregulla të forta, gjoba dhe ligje, por pa harruar t’i edukojmë fëmijët që t’i respektojnë rregullat e qarkullimit. Nëse pushtetarët e korruptuar e kanë gangrenizuar deri tani shoqërinë, përveç krijimit të një sistemi që nuk do t’u lërë dorë të lirë hajdutëve publikë, t’i çojmë ata para drejtësisë, por njëherësh t’u tregojmë të vegjëlve tanë se prona publike është e shenjtë dhe nuk duhet të preket nga askush. Ne s’mund t’ua fshijmë ashpërsinë fytyrave të lodhura të shqiptarëve, por mund të mbjellim buzëqeshje në fytyrat e pafajshme të fëmijëve të tyre. Nëse e para është ndoshta e pamundur, e dyta është e lehtë, e thjeshtë, e mirë. Buzëqeshja paralajmëron ardhjen e dashurisë midis njerëzve. E ardhmja i takon asaj.

Qëllimi im nuk është të moralizoj, por të sjell në vëmendjen publike rëndësinë bërthamore të edukimit në Shqipëri. Ndryshe nga orientimi i çorientuar i qeverisë së mëparshme, ngritja dhe fisnikërimi i brezit të ri duhet të jetë në fokusin kryesor të qeverisë së re. Duke qenë kjo epoka e edukimit të vlerave dhe shkollimit, ajo nuk mund të vijë rastësisht. Nevojitet një strategji inteligjente, me fantazi, plane, projekte, dëshira, vullnet dhe besim. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?
Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

21/03/2023
Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen
Opinione

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

16/03/2023
Nga Altin Braka: KMSH-ja si monarki absolute
Opinione

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

10/03/2023
Lajme të tjera
Wildlife Photographer 2015, ja cilat janë fotografitë më të mira të botës së egër

Wildlife Photographer 2015, ja cilat janë fotografitë më të mira të botës së egër

Obama lajmëron qëndrimin e mëtejshëm të trupave amerikane në Afganistan

Obama lajmëron qëndrimin e mëtejshëm të trupave amerikane në Afganistan

FOTO/Cake Design, aty ku arti i gatimit nuk ka kufij

FOTO/Cake Design, aty ku arti i gatimit nuk ka kufij

TË FUNDIT

Korrupsion në fabrikën e Mercedes-it

Korrupsion në fabrikën e Mercedes-it

7 orë Më parë
Kurti, një thirrje për serbët

Kurti, një thirrje për serbët

7 orë Më parë
Hit në rrjetet sociale: veshin e kujt tjetër kafshon Mike Tyson?

Hit në rrjetet sociale: veshin e kujt tjetër kafshon Mike Tyson?

8 orë Më parë
Dekorimi i Londrës për Ramazan, nga një mendje femre

Dekorimi i Londrës për Ramazan, nga një mendje femre

9 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Bill Gates mbi inteligjencën artificiale: Epoka e saj ka filluar…

Bill Gates mbi inteligjencën artificiale: Epoka e saj ka filluar…

22/03/2023
Kush është njeriu që synon të mundë Gjukanoviçin?

Kush është njeriu që synon të mundë Gjukanoviçin?

22/03/2023
Ndodhet në Ballkan: cila është xhamia e parë në botë ndriçim elektrik?

Ndodhet në Ballkan: cila është xhamia e parë në botë ndriçim elektrik?

22/03/2023
Media greke: Si po synon Shqipëria të bëhet një El Dorado e re

Media greke: Si po synon Shqipëria të bëhet një El Dorado e re

22/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist